Humbën rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës shpëtohen 8 turistë holandez! Njërin prej tyre e kishte pickuar gjarpri

Pukë- Policia e Pukës u ka ardhur në ndihmë 8 turistëve të cilët kishin hunbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës në Pukë. Njëri nga turistët raportohet se ishte pickuar nga gjarpri.

Pas marrjes së njoftimit unfiformat blu së bashku me Ekipin e zjarrfikësve dhe një ekip mjekësor u nisën në drejtim të zonës për të ndihmuar turistët.

Pas pesë orë kërkimesh Policia arriti të lokalizonte vendodhjen e tyre. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

"Grupi i Forcave Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, së bashku me një ekip mjekësor, shkuan në ndihmë turistit të lënduar nga pickimi i gjarprit, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë vijuar kërkimet për gjetjen e pjesës tjetër të grupit.

Pas 5 orë kërkimesh, të gjithë turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe u shoqëruan nga punonjësit e Policisë në destinacionin ku ishin akomoduar, informoi sot policia.

Turistët falënderuan punonjësit e Policisë dhe ekipin e zjarrfikësve Pukë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!