Humbën teksa eksploronin Parkun Kombëtar të Llogarasë, Policia shpëton dy turistët francezë (VIDEO)

Vlorë-Dy turistë francezë janë shpëtuar nga policia në Vlorë.

Siç bëjnë me dije uniformat blu turistët teksa po eksploronin në Parkun Kombëtar të Llogarasë humbën orientimin.

Në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, oficerët gjetën pas 3 orësh kërkime turistët, në gjendje të mirë shëndetësore.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me zjarrfikësit e Bashkisë Himarë, nisën kërkimet. Pas tre orësh përpjekjesh në kushte të vështira, ata u lokalizuan dhe u transportuan pranë hotelit ku qëndronin, në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

DASH e fundosi me raportin e ri, Berisha zihet ngushtë: Shprehte një fakt, nuk gënjente

DASH e fundosi me raportin e ri, Berisha zihet ngushtë: Shprehte një fakt, nuk gënjente