Fotografitë e transformimit të saj Anderson i ka ndarë me ndjekësit në Instagram, por hasi shumë skeptikë që nuk e besonin se ishte ajo në foto, ose mendonin se fotografitë ishin të përpunuara.
Parukierja nga Zelanda e Re mori guximin të publikonte foton e asaj që mund të jetë pasiguria e saj më e madhe, por edhe trofeu më i madh, duke zbuluar lëkurën e tepërt të barkut, e vetmja provë e asaj që ka qenë rreth një vit më parë.
Ajo tani ka ndryshuar komplet stilin e jetesës, ushqehet mirë dhe ushtrohet çdo ditë herët në mëngjes.
Tani po interesohet të heqë pjesën e tepërt të lëkurës nga barku, për t'ju rikthyer jetës përsëri si një 24 vjeçare normale.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)