Ndahet nga jeta në moshën 99 vjeçare Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elisabeth II

Ndahet nga jeta në moshën 99 vjeçare Duka i Edinburgut Princi Philip. I njohur për sensin e tij të humorit, dashurinë për familjen dhe ndihmën për të rinjtë në veçanti. 

Lajmi u dha nga një njoftim i pallatit Buckinghan:

" me pikëllim të thellë deklarojnë që Madhëria e saj Mbretëresha ka njoftuar vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut. Lartësia e Tij Mbretërore ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Windsor".

Princi Philip është bashkëshorti më jetëgjatë në historinë e monarkive, pasi martesa e tij me Mbretëreshën Elizabeta e II zgjati 74 vjet. Ata kishin katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 10 stërnipa. Djali i tyre i parë, Princi i Uellsit, Princi Charles, lindi në 1948, pasuar nga motra e tij, Princesha Anne, në 1950, Duka i Jorkut, Princi Andrew, në vitin 1960 dhe Earl of Wessex, Princi Edward , në 1964.

Duka i Edinburgut lindi në 10 qershor 1921, në ishullin e Korfuzit, në atë kohë Princi i Kurorës së Greqisë dhe Danimarkës. Babai i tij ishte Princi Andrew i Greqisë dhe Danimarkës, një djalë i vogël i mbretit George dhe nëna e tij, Princesha Alice, ishte një bijë e Lordit Louis Mountbatten.

Ai u bashkua me Marinën Mbretërore si kadet në 1939, duke shërbyer në Luftën e Dytë Botërore. 17 vjeç ai u bashkua me luftanijen Valiant, e cila luftoi në Betejën e Kepit Matapan pranë brigjeve të Greqisë.

Më vonë ai mori gradën nën-toger dhe në 1942 ai u bë Toger i Parë i anijes shkatërruese Wallace në moshën 21 vjeçare.

Ai u takua me Princeshën e atëhershme Elizabeth gjatë një vizite mbretërore në Kolegjin Detar Dartmouth në 1939.

Në korrik të 1947 u njoftua fejesa e tyre - në ditëlindjen e 21-të të Mbretëreshës dhe katër muaj më vonë në 20 Nëntor ata u martuan në Westminster Abbey.

Ishte një ngjarje e madhe, e cila u bë tituj mediash në të gjithë botën, në një kohë vështirësish pas luftës.

Gjatë qëndrimit të tij në Buckingham Palace, Philip kreu mijëra angazhime vetëm dhe qindra udhëtime jashtë shtetit, ku llogariten 22,219 angazhime solo,  637 vizita jashtë shtetit në 143 vende, mbajti 5,496 fjalime dhe shkruajti 14 libra.

Programi i tij për të ndihmuar të rinjtë është shtrirë në më shumë se 140 vende dhe territore. Ai njihej si anëtar i mbi 780 organizatave ndërkombëtare  por ndoshta trashëgimia e tij më e mirë qëndron në çmimin Duka i Edinburgut.

Princi Philip ishte një kalorës dhe lojtar i pasionuar i pasionuar. Në nëntor 2017 ai dhe Mbretëresha festuan 70 vjetorin e martesës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:04
VIDEOLAJM/ BBC ndërpret transmetimin, jep lajmin për ndarjen nga jeta të Princ Philipit

Ndarja nga jeta të Dukës së Edinburgut Princi Philip ka bërë që media britanike BBC të ndërpresë transmetimin dhe të jap lajmin e trishtë.

Princi Philipi, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeta e II, u nda nga jeta ditën e sotme në moshën  99 vjeçare në Windsor. Princi Philip është bashkëshorti më jetëgjatë në historinë e monarkive, pasi martesa e tij me Mbretëreshën Elizabeta e II zgjati 74 vjet. Ata kishin katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 10 stërnipa.

Duka i Edinburgut lindi në 10 qershor 1921, në ishullin e Korfuzit, në atë kohë Princi i Kurorës së Greqisë dhe Danimarkës. Babai i tij ishte Princi Andreë i Greqisë dhe Danimarkës, një djalë i vogël i mbretit George dhe nëna e tij, Princesha Alice, ishte një bijë e Lordit Louis Mountbatten.Ai u takua me Princeshën e atëhershme Elizabeth gjatë një vizite mbretërore në Kolegjin Detar Dartmouth në 1939. Në 20 nëntor 1947 ata u martuan në Westminster Abbey.

Ora 16:26
Filipi dhe Elizabeta: Një histori dashurie që zgjat më shumë se 80 vjet

Princi i Edinburgut ndërroi jetë sot më 9 Prill, në moshën 99 vjeçare.  Ai dhe Mbretëresha ishin martuar për 73 vjet por u takuan kur ajo ishte vetëm 13 vjeç dhe ai ishte 18 vjeç, kur shërbente si një oficer shumë i ri në Marinë. Një jetë së bashku midis ndjenjës autentike dhe detyrimeve reale.

Ky është imazhi i tyre i fundit në një përvjetor, ku dy stërgjyshër të lumtur shikojnë me buzëqeshje urimet nga fëmijët dhe nga i gjithë vendi. Me këtë imazh, më 20 nëntor 2020 Mbretëresha Elizabeth dhe Philip Duka i Edinburgut festuan 73 vjet martesë.

Një përvjetor i festuar në intimitet dhe izolim, për shkak të pandemisë, në Kështjellën Ëindsor, pa ndonjë ceremoni zyrtare.

Ajo është 94 vjeç, ai është 99 vjeç dhe vetëm pak muaj më vonë ai do të ndahej nga jeta më 9 prill 2021. Asnjë bashkim i vërtetë mbretëror nuk ka zgjatur aq shumë. Midis uljeve dhe ngritjeve, thashethemeve dhe konfrontimeve, ajo e tyre ishte padyshim një histori dashurie.

Filluar kur të dy ishin vetëm adoleshentë dhe me kalimin e viteve u bë një partneritet që ishte shumë më tepër sesa një martesë, ishte një "koalicion" në mbrojtje të mbijetesës së Kurorës dhe familjes mbretërore. Megjithatë, kushtet për suksesin e këtij unioni nuk u morën në asnjë mënyrë të mirëqena.

Ora 14:44
Vdekja e Princit të Edinburghut, Boris Johnson: Kombi vajton sot së bashku me Mbretëreshën

'Kombi vajton sot së bashku me Mbretëreshën' është kjo deklarata e kryeministrit britanik Boris Johnson pas vdekjes së Princit Philip. Ai ka thënë se Familja Mbretërore ka humbur "jo vetëm një figurë publike shumë të dashur dhe shumë të respektuar, por një burrë të devotshëm, një baba krenar dhe një gjysh të dashur dhe vitet e fundit edhe stërgjysh".

Kryeministri në fjalën e tij citoi mbretëreshën duke thënë se vendi i detyrohej burrit të saj një borxh më të madh sesa "ne mund ta dimë ndonjëherë", duke shtuar se ai ishte i sigurt se vlerësimi ishte i saktë.

“Ne vajtojmë sot me Madhërinë e saj mbretëreshën, i shprehim ngushëllimet asaj dhe gjithë familjes dhe ne e falënderojmë, si komb dhe mbretëri, për jetën dhe veprën e jashtëzakonshme të Princit Philip, Dukës së Edinburgut", tha ai .

Ai tha se duka do të mbahet mend mbi të gjitha për "mbështetjen e tij të palëkundur" për Mbretëreshën.

Një numër i krerëve të shteteve evropiane kanë shprehur  edhe ata ngushëllimet e shumta për vdekjen e Dukës së Edinburgut.

Mbreti Philippe i Belgjikës i ka përcjellë ngushëllimet e Familjes Mbretërore Belge për Mbretëreshën në një mesazh privat.

Mbreti Carl Gustav i Suedisë dhe Mbretëresha Silvia u shprehën "jemi trishtuar tej mase, kur mësuan për vdekjen e Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Duka i Edinburgut. Princi Philip ka qenë një mik i madh i familjes sonë për shumë vite, një lidhje të cilën ne e kemi vlerësuar shumë. Shërbimi i tij ndaj vendit të tij do të mbetet një frymëzim për të gjithë ne".

Kryeministri i Irlandës Micheál Martin tha se ishte "i pikëlluar kur dëgjoi për vdekjen e Princit Philip, Duka i Edinburgut. Mendimet dhe lutjet tona janë me Mbretëreshën Elizabeth dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar ".

Kryeministri i Maltës, Robert Abela, tha se ai ishte "me të vërtetë i pikëlluar nga humbja e Princit Philip, i cili e bëri Maltën shtëpinë e tij. Populli ynë do ta vlerësojë gjithmonë kujtimin e tij".

Presidenti lituanez Gitanas Nauseda tha: "Me trishtim të madh mësova për vdekjen e Princit Filip. Shpirti i tij u prehtë në paqe. Unë i shpreh ngushëllimet e mia më të thella Mbretëreshës Elizabeta II. Në këtë orë të humbjes së madhe, mendimet dhe lutjet e mia jeni me ju dhe njerëzit e Mbretërisë së Bashkuar ".

Ora 14:43
Ndarja nga jeta e Princi Philipit, Xhaçka: Ngushëllime familjes mbretërore, lutjet tona janë me ju

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të Princit Philip, duke shprehur ngushëllimet e saj për familjen mbretërore.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Commonwealthit në këtë ditë të trishtuar”, shkruan ministrja në rrjetin e saj social Twitter.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anglia: 09/04/2021 16:17

    Rrofte Familja Mbreterore Britanike! E gjithe Bota mire eshte qe te kthehet e te jete nen kurorat e mbreterve te tyre. Neqoftese te gjithe shtetet do te udhehiqen nga Monarket e Gjakut Blu, do te ishte mire per te tere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb