TIRANË- Panorama e zgjedhjeve të 25 prillit tashmë është e qartë dhe kutitë e mbetura pa u numëruar nuk presin të përmbysin rezultatin e deritanishëm, e megjithatë, kjo nuk ka ndikuar që kreu i PD-së, Lulzim Basha të dalë për mediat dhe t’u drejtohet me një mesazh votuesve të opozitës.

Ai vijon të hesht, në një kohë që brenda PD-së kanë filluar që të ngrihen zërat kundër tij dhe të kërkojnë dorëheqjen pas dështimeve në tre zgjedhje. Mirëpo teksa hesht, gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku raporton se Basha ka nisur një sërë takimesh të njëpasnjëshme në selinë blu. Ai ka pritur fillimisht koordinatorin e drejtuesve politik në qarqe, Eduard Halimin, koordinatorin e fushatës, Alfred Rushajn, drejtuesin politik të Elbasanit njëherzi Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së,  Gazment Bardhin. Në seli kanë mbërritur edhe aleatët e tij të vegjël, njëri pas tjetrit nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi si edhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu.

PD në zgjedhjet e 25 prillit ka njohur një rritje krahasuar me 2017 ku ka marrë 59 mandate, nga 46 që ka pasur, por të pamjaftueshme përballë 74 mandateve të fituara nga socialistët të cilët do qeverisin të veten në fitoren e tyre historike. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:48
Lëvizje në selinë blu, Basha pret pas humbjes kryetarët e njësive administrative

1619538635_Bashaaa.JPG

Para takimit me drejtuesit politik në qarqe, në selinë blu ka shumë lëvizje. Report Tv me gazetaren Danjela Maloku, raporton se kryedemokrati Lulzim Basha po pret në takim kryetarët e njësive administrative, pas humbjes në zgjedhje.