Humbi banesën e vjetër nga tërmeti, familja me dy kurorë në Farkë bëhet me dy shtëpi të reja, Veliaj: Do t’i bëjmë të gjitha shtëpitë në Tiranë, është vetëm çështje kohe!

Familja e Sadete Koshit në Farkë, 26 Nëntorin e tërmetit tragjik e gdhiu në qiell të hapur. Sot, një vit nga fatkeqësia, dy kurorat e kësaj familjeje, - Sadetja me bashkëshortin e saj dhe Luani me familjen e tij, gëzojnë secila nga një shtëpi, falë Programit të Rindërtimit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili sëbashku me deputetin e PS, Sadi Vorpsi dhe kreun e Njësisë Administrative Farkë, Ardian Tufa, vizituan këto dy familje, të cilat hynë në shtëpitë e reja, u shpreh se, të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti tragjik do e gëzojnë këtë ditë.

“Dua të garantoj të gjithë të tjerët që pyesin “kur do vijë radha jonë?”: Do bëhen të gjitha shtëpitë! Ka filluar lagjJa “5 Maji”, ku po ngrihen pallatet e para. Sapo filloi edhe Kombinati. Këshilli Bashkiak dha javën e kaluar 200 kontrata për apartamentet në Kombinat, këtë javë 140 të tjera. Do vazhdojmë çdo javë, derisa të gjithë të marrin edhe kontratat e porosisë. Nga Biza e Martaneshit, ku kemi kufirin me Klosin e Burrelin, deri në Ndroq, ku kemi kufirin me Durrësin, nga kilometri 29 në Krrabë, ku kemi kufirin me Elbasanin, deri në Kashar në kufi me Rinasin, do i bëjmë të gjitha shtëpitë në Tiranë. Kjo vlen edhe për bashkitë e tjera. Është vetëm çështje radhe,” u shpreh Veliaj.

E zonja e shtëpisë, Sadetja u shpreh mjaft mirënjohëse për gjithë punën e bërë, jo vetëm në zonën e Farkës, ku prej dekadash banon, por edhe në zonat e tjera të prekura nga tërmeti.

“E përshëndesim shumë kryeministrin, ty si kryetar Bashkie. Keni bërë shumë punë! Nuk e di, dielli i ngrohtë shumë, nga ju na ka ardhur! Iu them dhe atyre që janë nëpër çadra, të mos e humbin besimin dhe i uroj të futen sa më shpejt në shtëpinë e re,” tha Sadetja.

Imami i zonës së Farkës tha se fakti që kjo qeveri po i jep çdo kurore nga një shtëpi, tregon se është më pranë popullit.

“Më e rëndësishmja është se edhe Kryeministri, edhe kryetari i Bashkisë, është afër popullit. Çdo kurore iu kanë dhënë shtëpinë e vet. Kjo është një kënaqësi, sepse njerëzit që punojnë e tregojnë punën e tyre. Edhe qeveria, edhe ju dukeni te puna që bëni,” tha ai.

Në Njësinë Farkë, nga 157 shtëpi që kanë përfituar nga programi i rindërtimit deri më tani kanë përfunduar në total rreth 110 banesa individuale, ndërsa 20 të tjera janë në rindërtim.

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjeshta: 21/03/2021 07:36

    Velija jo Veliaj,o idiot

    Përgjigju
  • Fredi: 21/03/2021 01:23

    Urra per Partine dhe shokun Veliaj. Rrofte Rama dhe Berisha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion