Jorgo Goro ka reaguar për herë të parë pas humbjes së bashkisë Himarë, ku fitoren e mori Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg pas akuzave për shitblerje vote. Sipas tij, fitorja e Belerit me vetëm 19 vota diferencë, nuk e nderon Himarën.
Megjithatë, kandidati i socialistëve thotë se është ende në krye të detyrës.
“Kjo (fitorja e Belerit) nuk e nderon Himarën Unë jam në krye të detyrës, jam i pranishëm çdo ditë me qytetarët e mi, kam besimin e tyre, kam besimin e partisë, jam në dispozicion të tyre, për çdo gjë që do të vendosin. Patjetër që, dhe unë jam në krye të detyrës dhe do vazhdoj të punoj”, tha Goro në një intervistë për TCH.
I zgjedhuri i Berishës dhe Metës për Himarën Fredi Beleri, në burg për blerje votash, u shpall fitues në bashkinë e Himarës me një rezultat shumë të ngushtë kundrejt kandidatit socialist Jorgo Goro. Fredi Beleri nga koalicioni i ‘Bashkë Fitojmë’ ka fituar me 19 vota para, ndërsa kutia e fundit vendosi fatin e fituesit. Fredi Beleri ka fituar 3837 vota në total, kundrejt 3818 vota që ka fituar Jorgo Goro.
Hajde shporru se e fitoi fredi..zagari rames
PërgjigjuTi me fakt e nderon shume Himaren. Je ne krye te detyres per te mbrojtur ata qe vjedhin dhe shtypin fshataret se as plazhet ske filluar ti pastrosh. Mbron interesat e atyre biznesmenve qe vjedhin toka, uje dhe drita se per te tjeret ste intereson jane gjalle a vdekur. Merjuni leket e dritave dhe te ujit atyre bosave me hotele dhe beach-bare dhe investoni per qytetaret e vertet. Ti e ke fajin qe PS humbi ne Himare.
Përgjigju