Humbi bebin në muajin e 3 të shtatzënisë, aktorja e njohur rrëqeth me fjalët

Humbi bebin në muajin e 3 të shtatzënisë, aktorja e njohur rrëqeth me fjalët

Aktorja turke

Aktorja e njohur turke e serialit “Një pjesë e imja” është përballur me një ngjarje të tmerrshme muajin që lamë pas. Begum Kutuk ka humbur fëmijën e saj në muajin e 3 të shtatzënisë, vetëm dy javë pasi e kishte bërë publik lajmin për pritjen e ëmbël.

Aktorja dhe bashkëshorti i saj, Erdil Yasaroglu, do të bëheshin prindër për herë të parë, ndaj dhe ata e kanë pritur me shumë dhimbje lajmin e hidhur. Aktorja e famshme, e njohur si ‘Defne’, nuk bëri asnjë koment për mediat pas ngjarjes, por së fundi ajo ka ndarë lajmin me miqtë e saj në “instagram’ me fjalë rrëqethëse.

Aktorja 37-vjeçare ka postuar një foto ku shfaqet e menduar, ndërsa shkruan: "Mos u mërzit, mos u shqetëso shpirt. Ji i lumtur që mund të shohësh, të prekësh, frymosh, ecësh. Mos më thuaj çfarë nuk mund të bësh. Më trego çfarë mund të bësh zemër. Mos u mërzit! Do i kalosh netët e vetmuar? Njerëzit që kanë shkuar, nuk do të vijnë? Çfarë humbe mund të të kthehet në një natë me shi ose në një mëngjes pranvere. Kujto që e bukura ekziston në këtë botë. E imagjinon dot një jetë pa ulje ngritje? Dhimbja të bën më të pjekur. Humbja të mëson durimin", shkruhet në postimin e aktores.



(Aktorja turke)

115/2
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni