Përcillet për në banesën e fundit mjeku Muharrem Nonaj, 77 vjeç, i cili ka mundur të fitojë betejën me COVID dy ditë më parë.

Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi. Në një postim në rrjete sociale Meta shkruan se doktori e meritonte këtë përcjellje plotë mirënjohje dhe diell.

“Pas një jave me reshje të rënduara, sot në Çorovodë gjeta një ditë plot diell dhe ngrohtësi, në ceremoninë e homazheve për Dr.Muharrem Nonaj, i cili humbi jetën pas një përpjekjeje të gjatë me COVID-19 e pasojat e tij.

Doktori i zemrave të vogëlushëve dhe të moshuarve, që dhuronte përherë përkujdesje, dashuri, optimizëm dhe ngrohtësi, e meritonte këtë përcjellje plot mirënjohje dhe diell. U prehtë në paqe shpirti i tij i mrekullueshëm!”, shkruan Meta.

Muharrem Nonaj, i cili ishte dhe babai i kandidatit për deputete të LSI-së për qarkun e Beratit, Blenard Nonaj. Mjeku Nonaj ka shërbyer si mjek otorinolaringolog për 45 vite në Skrapar.