Gëzim Sokoli 71-vjeç banor i lagjes "11 Janari" në qytetin e Gjirokastrës ka ndërruar jetë rreth orës 15:00 të ditës së sotme.
Ai kishte hipur në një pemë për të prerë një trung që rrezikonte shtëpinë e tij në afërsi të shkollës së mesme pedagogjike "Pandeli Sotiri". I moshuari ka humbur ekuilibrin nga era e fortë duke u rrëzuar dhe ndërruar jetë.
Ndonëse autoambulanca ka shkuar menjëherë në vendngjarje, i moshuari mbërriti pa jetë në spitalin rajonal të Gjirokastrës.
Komento