Humbi finalen e tretë në karrierë
Buffon shpërthen në lot/VIDEO

Humbi finalen e tretë në karrierë<br />Buffon shpërthen në lot/VIDEO
Finalja e humbur mbrëmë nga Juventus përballë Real Madrid, shënoi edhe një rekord negativ për portierin legjendar të italianëve, Gianluigi Buffon.

Ai dështoi në finalen e tretë në histori. Buffon ishte titullar i Juventus në finalen e 2004-ës përballë Milanit të humbur me 11 metërsha. 

Gjithashtu, Buffon ishte në fushë edhe në humbjen e italianëve ndaj Barcelonës dy vite më parë 3:1. 

Disfata ndaj Realit mbrëmë, ishte e treta në histori për gardianin e portës juventine i cili sërish nuk ia doli të ngrejë kupën me "veshë të mëdhenj" as këtë herë.  

Jo më kot në përfundim të ndeshjes, Buffon ka shpërthyer në lot, duke mos përmbajtur zhgënjimin, pas përfundimit të sfidës. 

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

'Poker' në transfertë, Barcelona shkëlqen dhe ruan distancën nga Real Madridi (GOLAT)

'Poker' në transfertë, Barcelona shkëlqen dhe ruan distancën nga Real Madridi (GOLAT)