SHIJAK- Report Tv ka mësuar detaje të reja nga aksidenti i rënë i regjistruar një ditë më parë ku humbi jetën një 39-vjeçar teksa bënte gara me makina te ‘Arena Karting Albania’.

Report Tv mëson se viktimë ka mbetur Armando Meca, pasi u përplas nga pas nga shoku i tij, Florian Asllani 40-vjeç banues në Tiranë, i arrestuar nga policia.

Nga sa mësohet të dy shokët kishin shkuar e ‘Arena Karting Albania’ me familjet e tyre. Teksa po bënin gara me makinë, 40-vjeçari ka përplasur nga pas shokun e tij Armando Meca, duke e nxjerrë nga pista ku u përplas me hekurat anësore mbrojtëse. Kjo përplasje ka rezultuar fatale për 39-vjeçarin edhe pse kishte rripin e sigurimit dhe skafandrën.

Florian Asllani është vënë në pranga për akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”.