Humbi jetën gjatë lindjes në maternitet, burri i 30-vjeçares i del para Çelës: E kanë neglizhuar çështjen, kërkoj ndihmën tuaj

Familjarët e të ndjerës Elisabeta Lamaj, 30 vjeçares nga Ballshi, e cila ndërroi jetë me 10 prill pas anestezisë lokale gjatë lindjes, ka protestuar ditën e sotme para prokurorisë së Fierit, nuk kanë ndalur përpjekjet për ti shkuar deri në fund çështjes duke pretenduar drejtësi.
Pas  protestave para prokurorisë Fier Leonard Lamaj, bashkëshorti i të ndjerës ka takuar sot Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela të cilit i kërkon ndihmë.

“Kam bërë kërkesë për takim me prokurorin. Të gjithë e kanë neglizhuar këtë çështje, askush se ka ndjekur, kërkoj ndihmën tuaj”, tha ai.

Çela i premtoi se do t’i kërkojë drejtueses së prokurorisë që ta presë në takim.

“Do ti kërkoj vetë drejtueses të prokurorisë të bëjë takim me juve personalisht”, shtoi Çela.

Edhe qytetarja Dallëndysha Meta ka ngritur shqetësimin e saj para kamerave. Ajo kërkoi drejtësi për djalin e saj Qani Metaj, i cili u përplas me makinë dhe u la në rrugë i vdekur, pasi siç tregon nëna e viktimës, autori u largua nga vendi i  ngjarjes.

“Unë quhem Dallëndyshe Meta, jam nëna e Qani Metaj i cili para 8 muajsh u shtyp brutalisht me makinë dhe u la në rrugë i vdekur pa asnjë ndihmë nga autori, i cili u kap po atë ditë. Po bëj 8 muaj që nuk është bërë pothuajse asgjë. Sepse më është dërguar nga prokuroria gjithmonë më është thënë nga Prokuroria dhe avokatët se janë në procedurë e sipër.

Ndërsa i jemi drejtuar Institutit të Lartë të Drejtësisë më është thënë se për 15 ditë do marr përgjigje, por ende sot nuk më është dhënë përgjigje.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Fier-Seman, para 8 muajsh në datën 17 shtator. Ne nuk kemi mbaruar ende procedurat, sepse në këtë rast kemi një autor ë gjitha mjetet që mund ta ekzaminosh duket të paktën brenda 1 muaji 2 të ishin mbyllur.

 Unë kërkoj që të mbyllet si procedurë, zotëria që më ka bërë dëmin të marrë dënimin që Meriton, ëhstë pak të thuahs se e Meriton sepse pasi e vrau e la. Kërkoj vetëm drejtësi, asgjë tjetër. Kjo ngjarje po lihet pas dore sepse besoj që këtu ka korrupsion”, u shpreh ajo.


Lajmi kryesor:

Hetimet për krime zgjedhore, Çela në prokurorinë e Fierit dhe të Vlorës: Shumë shpejt do kemi rezultate, edhe krimi i organizuar në fokus


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI