Gjatë seancës plenare të ditës së sotme në Kuvend është mbajtur një minutë heshtje për ushtaraken që humbi jetën në mision në Letoni, Zarife Hasanaj.
Zarife Hasanaj, ushtarakja shqiptare, humbi jetën dy ditë më parë teksa ndodhej me kontigjentin e Forcave të Armatosura, pjesë e misionit të NATO-s. Ajo humbi jetën pasi një minë të cilën apo po përpiqej ta çmontonte shpërtheu, duke lënë të plagosur edhe dy kolegë të saj shqiptarë.
Në bazën ushtarake Camp Adazi në Letoni, u mbajt edhe një ceremoni në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj të rënë dje në krye të detyrës.
Komento