Si pasojë e shembjes së urës “Morandi” në Genova të Italisë humbi jetën edhe 22-vjeçari Marjus djerri. I riu ishte nipi i futbollistit shqiptar Indrit Djerrit. Ky i fundit prej vitesh ishte pjesë e ekipit të “Erzenit”.
Marjus Djerri aktivizohej me futbollin edhe në Itali gjatë kohës së lirë, ndërsa punonte në sipërmarrjen e prindërve në Genova.
Ai po udhëtonte së bashku me Admir Bokrinën, 32 vjeç nga Shkodra, në një kamioncinë mbi urën “Morandi” gjatë kohës që ajo u shemb dhe zuri poshtë dhjetëra makina dhe shtëpi poshtë saj. Deri tani janë raportuar 39 viktima dhe dhjetëra të zhdukur e të plagosur.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komento
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)