Gruaja humbi jetën pas lindjes në maternitetin e Beratit, bashkëshorti kërkon drejtësi! I kishin lënë placentën brenda

Berat - Fisnik Habibi kërkon drejtësi për bashkëshorten e tij, Miliena Sadushi e cila humbi jetën në maternitetin e Beratit pasi lindi vajzën e saj të tretë 6 muaj më parë.Habibi akuzon mjekët për mjekim të pakujdeshëm. Pas lindjes së vajzës së tretë 40 vjeçarja iu nënshtrua një operacioni po në këtë maternitet. Tregon se mundi të hynte në sallën e operacionit e pa që nga trupi I saj ishte placenta e cila kishte mbetur në trup që nga lindja.  

Një problem me operimin e parë në lindje, janë munduar në operimin e dytë të bëjnë dicka infeksionit. Në sallën e operacionit pashë pjesë që janë hequr nga trupi i saj. E pyeta çfarë janë këta. Kurrë nuk na tha që është keq gjëndja por do të rregullohet. Njerëzit e mi kanë thënë se ishte placentë, doktoresha nuk më ka thënë çfarë është.

Pasi gjëndja e saj nuk po përmirësohej familjarët e dërguan në spitalin e Milanos ku 40 vjeçarja vdiq pas mbërritjes.

Mjekët italianë thonë se Milena vdiq si pasojë e mjekimit të pakujdeshëm.

“ Ato 173 faqe tregojnë se në cfarë gjëndje ka vajtur në Itali më 1 shtator. Për ato 8 ditë sa ka qenë atje tregojnë sa e infektuar ka qenë dhe problematikat që ka pasur kur ka mbërritur. I gjithë stafi i spitalit të Milanos tregojnë rastin e saj. Pakujdesia, papastëria.

Bashkëshorti kërkon drejtësi nga shteti shqiptar dhe thotë se nuk do të heqë dorë duke e çuar cështjen deri në Strasburg.

“Do luftoj tërë jetën. Dua vetëm drejtësi. Nuk na tregoi mjekja. Vij shpesh, paraqitem në prokurori. U bë 5 muaj e ende nuk kemi asgjë. Do e çoj deri në Strasburg. Nëse ka pasur probleme gruaja ime, si erdhi në këmbët e veta? Lindi shumë mirë. Fëmija lindi 4.3 kg”

Ai jeton në Mitrovicë me tre vajzat që pati nga martesa me Milienën dhe mbrëmjen e djeshme ka dhënë një deklaratë për mediat para Maternitetit të Beratit

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja