Humbi jetën pas zjarrit që shpërtheu në një magazinë në Tiranë, hapet një pus uji në Indonezi me emrin e ‘dëshmorit të atdheut’, Arjan Sala

Humbi jetën pas zjarrit që shpërtheu në një magazinë në Tiranë, hapet një pus uji në Indonezi me emrin e ‘dëshmorit të atdheut’, Arjan Sala

Grupi vullnetar ne Indonezi

Grupi vullnetar “Me kthe buzëqeshjen” ka hapur një pus uji në Indonezi, i cili mban emrin e Arjan Salës, 32-vjeçarit, që humbi jetën pas shpërthimit të zjarrit në një magazinë në Tiranë.

Lajmi është bërë me dije përmes publikimit të një videoje nga vëllai i Arjanit, Edmond Sala.

“Sapo u hap një pus ujë Ne Indonezi me emrin Arjan Sala vëllait im të dashur shpirti vëllait emri vëllait Heroi vëllait HERO HERO vjen darka ti më mungon shumë shumë do më mungosh shumë”, shkruan ai.

Në video shfaqen një grup vullnetarësh, pranë pusit i cili tashmë mban emrin e Arjan Salës.

Ky është në donacion nga mësuesi Jasuf Haliti dhe Alije Haliti.

Zjarri në magazinën tek “Casa italia’, ka shpërthyer më 24 mars, dhe vetëm pas 3 ditësh, si rezultat i kërkimeve intensive, të pandërprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e policisë, mëngjesin e 27 marsit është nxjerrë trupi i pajetë i Arjan Salës.

Kryeministri Edi Rama, disa ditë më vonë i ka dorëzuar titullin "Dëshmor i Atdheut" familjes së Arjan Salës, pasi shpëtoi 20 punonjës të magazinës duke humbur jetën e tij.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)