Një ditë pas ngjarjes tragjike, këtë të dielë i është dhënë lamtumira e fundit dhe është përcjellë për në banesën e fundit me nderime të larta Arian Daçi, zëvendësministër i Diasporës në qeverinë e Kosovës, i cili humbi jetën si pasojë e një orteku bore në Brezovicë.
Në cermoninë e nderimit të figurës së stij, kanë marrë pjesë familjarët , krerët më të lartë të shtetit si dhe qytetarë e miq të cilët kanë bërë homazhe para hollit të Kuvendit të Kosovës.
Varrimi i zyrtarit të lartë të qeverisë së Kovës Arian Daci, 40 vjeçar që ishte djali i vetëm Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daçit u bë në varrezat e qytetit në “Arbëri”.
Bashkë me Arianin në Brezovicë me rastin e aksidentit ishte me Ardian Bakallin, i cili ka shpëtuar.
40-vjeçari Arian Daci, humbi jetën të shtunën (Lexo) në parkun e skijimit në Brezovicë, pas një incidenti me një ortek bore, që e zuri poshtë duke lënë kështu pas vetes gruan dhe dy fëmijë.