Humbi kontaktet me familjen nga burgu në Gjermani, dëshmia tronditëse për familjen: Do qëndrojë gjatë pas hekurave

Baki Kuçaj, shqiptari që humbi kontaktet në burgun në Hamburg të Gjermanisë, sipas një dëshmie do të rrijë gjatë aty. Familja e tij nuk mësoi kurrë zyrtarisht për çfarë ishte dënuar, me 22 vite burg në shtetin gjerman, por një dëshmi nga Gjermania zbardh më shumë mbi misterin, që mbart historia e dënimit të shqiptarit Baki Kuçaj, që u humbi kontaktet me familjen në maj të vitit 2019.  

Dëshmitarja nga Gjermania, në një lidhje telefonike për emisionin ‘Pa gjurmë’ konfirmon se 58-vjeçari ndodhet pas hekurave dhe se vitet e gjata të dënimit nuk lidhen me shkelje të paligjshme të kufirit, por me një tjetër vepër penale.

 ‘E para, Gjermania nuk dënon për shkelje azili apo shkelje të paligjshme të kufirit. Unë shkova në polici dhe të dhënat merren në rrugë zyrtare. Në polici nuk mbarova dot punë. Mora nga burgu në telefon dhe e konfirmoj që Baki Kucaj ndodhet ende atje, në Gjermani. Dikush më ndihmoi të lidhem me një person, që dyshoj se ishte drejtoresha e burgut. Ajo nuk më tha se nuk ekziston ky person, por më tha të kryeja procedurat për ta verifikuar. Iu luta një personi tjetër një shtetasi gjerman për të më ndihmuar, të më jepte të dhënat. Ai më tha se nuk është dënuar për shkelje të paligjshme të kufirit, por për një tjetër vepër penale. Për të cilën ai e ka të ndaluar për të tjera informacione, pasi kërkohen veprime ligjore për të shkuar më tej’, dëshmon nga Gjermania dëshmitarja me iniciale M. A.

Pikëpyetje të mëdha për shqiptarin për të cilin familja jo vetëm që nuk ka dijeni përse akuzohet ai, por se çdo linjë u ndërpre në maj të vitit 2019. Gjatë një lidhje me skype nga Fieri, djali Ardian Kuci, i të humburit tha se kontakti i fundit me të atin ishte kur u takuan në burgun e Hamburgut në vitin 2019, vend nga i cili nuk mësoi më për fatin e të atit, ndaj u drejtua në emisionin ‘Pa Gjurmë’ për të kërkuar ndihmë.

Fillimisht mësova se ndodhej në një burg në Friburg në vitin 2018. Shkova në Gjermani për të bërë takimin me të në arë burg, ku mora një adresë. Por nuk ndodhej aty babai. As në stacionin e policisë nuk më dhanë asnjë informacion. Një vit më pas gardistët më thanë që e transferuan në Hamburg në vitin 2019. Në maj të vitit të kaluar atje e takova për herë të fundit. Babai më tha se nuk e di pse më sollën këtu. Ai më tha, që për punë ditësh do të dilte dhe më pas do të riatdhesohej. Pas këtij momenti, nuk mësuam dot asgjë’.

Kështu humbi kontaktet nga burgu në Gjermani një vit më parë, Baki Kucaj nga Vlora. Kjo nuk ishte hera e parë që ai ndërpriste marrëdhëniet me familjen, pasi që prej vitit 1991 emigrimi në Gjermani ka bërë që ai të kalojë më tepër kohë në burg se sa jashtë tij. 58-vjecari bie sërish në burg. Po çfarë mund ta ketë bërë atë të rikthehet prapa hekurave, cilat janë akuzat e tjera që rëndojnë mbi të dhe çfarë fshihet pas kësaj ?

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës