Humbi kontaktet prej 15 vitesh, Sokol Mali nga burgu i Sigurisë së Lartë në Itali kërkon ndihmë në ’Pa Gjurmë’ të lidhet më familjen e tij në Vlorë

Denoncimi u bë në emisonin ’Pa Gjurmë’ në Report TV nga Nino Ismailaj, një qytetare e Vlorës, e cila kishte marrë këtë informacion nga një tjetër shqiptare, punonjëse në burgun ku ndodhet i dënuari nga Vlora. Sokol Mali (për të cilin denoncuesja dha pak të dhëna) është arrestuar nga autoritetet italiane në vitin 2006 dhe që prej atij momenti ka humbur komunikimet me familjen. Ai u vu në kontakt me shqiptaren brenda burgut, së cilës i kërkoi ndihmë për ta përcjell informacionin në Shqipëri, duke dashur t’i dërgojë sinjale familjes Mali në Vlorë se ai është gjallë.

Kush ka informacion apo njohje me familjen Mali nga Vlora lutemi të na kontaktoni në:

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Çdo ditë në ekranin e Report Tv, nga e hëna në të premte ora 15: 30-17:00

 

O.D./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja