LEZHË- Një aksident i rëndë në të cilin ka humbur jetën 1 person dhe është plagosur një tjetër është shënuar pasditen e kësaj të shtune në aksin e vjetër Lezhë- Milot, në fshatin Manati, Lezhë.

Ishte 38-vjeçari Paulin Gjomarkaj, drejtuesi i një automjeti i cili pasi humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u përplas me bordurën anësore, humbi jetën tragjikisht në rrugë. Report Tv ka mundur të siguroi edhe foton e viktimës si edhe videon e aksidentit. Siç shihet edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, Gjomarkaj lëviste me shpejtësi mjaft të lartë, duke rrezikuar edhe dy automjetet që po kalonin në të njëjtën kohë.

Si pasojë e përplasjes lëndime në trup ka marrë edhe Nikoll Gjini, 27 vjeç, pasagjeri me të cilin po udhëtonte kur ndodhi aksidenti, i cili u transportua në spitalin Rajonal Lezhë

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

1630169434_page.jpg

Viktima Paulin Gjomarkaj

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:57
Me shpejtësi skëterrë, në tentativë për të parakaluar 2 makina...del videoja nga aksidenti ku makina u përplas me bordurën e shtëpisë...shoferi ndërroi jetë

 

Shpejtësia ka vrarë sot të riun në Lezhë, 38-vjeçarin Paulin Gjomarkaj. Siç shihet në videon e siguruar nga Report Tv, 38-vjeçari ka qenë me një shpejtësi shumë të madhe dhe pasi ka parakaluar një makinë ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën e një shtëpie. Makina është rrotulluar 2 herë, pas përplasjes duke bërë që 38-vjeçari të gjente vdekjen në vend.