Humbi kontrollin dhe u përplas me shtyllën e tensionit në Fushë-Krujë, përfundojnë në spital shoferi i ‘benzit’ dhe një 53-vjeçare! Makina bëhet copa

Humbi kontrollin dhe u përplas me shtyllën e tensionit në Fushë-Krujë, përfundojnë në spital shoferi i ‘benzit’ dhe një 53-vjeçare! Makina bëhet copa

'Benzi' i përfshirë në aksident

Një aksident është regjistruar mesditen e kësaj të marte në fshatin Gramez të Fushë-Krujës, ku një automjet tip “Benz” në të cilën po udhëtonin 2 persona është përplasur me një shtyllë korenti. Për pasojë janë plagosur 2 personat që po udhëtonin në të, një djalë rreth 25 vjeç ende i paidentifikuar dhe një 53-vjeçare, Flora Abazi.

Siç shihet nga fotoja e siguruara nga Report Tv makina nga përplasja është dëmtuar shumë rëndë.

Shkak i aksidentit paraprakisht mendohet të jetë humbja e kontrollit të mjetit nga shoferi.

Dy të plagosurit janë dërguar në spitalit e Traumës në Tiranë ku po marrin edhe shërbimin e nevojshëm mjekësor.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Theu masën e arrestit të shtëpisë, shpallet në kërkim 47 vjeçari nga Fieri (EMRI)

Theu masën e arrestit të shtëpisë, shpallet në kërkim 47 vjeçari nga Fieri (EMRI)