Një 28-vjeçar ka humbur jetën, pasi u përplas me një automjet të parkuar në askin e rrugës Korçë-Maliq, të dielën e kaluar. 

6 ditë më parë i riu 28-vjeçar, Erjon Larti po udhëtonte me mjetin e tij tip Volksëagen, në drejtim të fshatit Bulgarec, ku humbi kontrollin e makinës dhe goditi një automjet tjetër të parkuar në anë të rrugë.

Për pasojë 28-vjeçari mori plagë të rënda dhe prej një jave ndodhej i shtruar në  spitalin e Korcës ku ditën e sotme ka nderruar jetë.

Erjon Larti u aksidentua në 23 dhjetor në aksin Korçë- Maliq, ku mori dëmtime të rënda fizike si pasojë e aksidentit.