Lushnjë - Një aksident me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari është regjistruar sot në aksin rrugor "Kurtinë-Yzgjokaj".
Barjam Dingozi ishte duke udhëtuar me motoçikletë, teksa është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë. Sipas policisë, dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak.
Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes për ekspertizën mjeko-ligjore.
“Rreth orës 10:40, në aksin rrugor "Kurtinë-Yzgjokaj", shtetasi B. D., 60 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, gjatë drejtimit të motomjetit, dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të vdekjes dhe të rrethanave të rastit.
Komente









