Peruja humbi një shans të artë përballë Danimarkës në ndeshjen e sotme, pasi nuk arriti që të realizonte një penallti në fundin e pjesës së parë që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e lojës.
Ai që humbi penalltinë ishte Christian Cueva, i cili në fund të ndeshjes u përlot, por duhet të ngushëllohet me faktin se sot nuk ishte i vetmi, që gaboi, pasi edhe Lionel Messi humbi 11-metërshin përballë Islandës.
Danimarka fitoi ndeshjen 1-0 duke kryesuar grupin me Francën.
Komento