Humbi syrin gjatë luftës, modelja ukrainase në kopertinën e Playboy: Simbol i rezistencës së agresionit rus

Humbi syrin gjatë luftës, modelja ukrainase në kopertinën e Playboy: Simbol i rezistencës së agresionit rus

Iryna Bilotserkovets

Iryna Bilotserkovets, modelja dhe prezantuesja e njohur ukrainase ka pozuar për kopertinën e botimit të parë të Playboy në Ukrainë që pas nisjes së luftës nga Rusia. Përmes disa pozave me bikini metalike dhe me një fashë në syrin që e humbi gjatë një sulmi në Kiev në ditët e para të pushtimit, modelja paraqet simbolin e rezistencës në Ukrainë.

Pasi iu nënshtrua katër operacioneve në një spital të Berlinit dhe mbeti me një sy të humbur, nofull të thyer dhe shumë plagë mbi trupin e saj, modelja, nëna e tre fëmijëve dhe prezantuesja televizive Iryna Bilotserkovets ka ‘pushtuar’ kopertinën e revistës Playboy.

Në një intervistë për revistën e njohur, mamaja modele kujtoi kur e kishte parë veten për herë të parë pas operacionit që i shpëtoi jetën.

 “Mua më mungonte një sy dhe flokët i kisha të rruara nga operacioni. Qepje, plagë, plagë kudo. Unë isha thjesht përbindëshi i Frankenshtajnit. Më ishte copëtuar nofulla. Nuk ishte fjala për të ruajtur bukurinë time, ishte çështja nëse do të jetoja apo jo. Mjekët në Ukrainë thanë se ndoshta do të vdisja”, rrëfeu modelja bukuroshe.

Pvarësisht gjithçkaje, Iryna Bilotserkovets vendosi të shfaqej në Playboy me një fashë dhe plagë në pamje të qartë.

“Unë nuk kam më një fytyrë të bukur, por pjesa tjetër e trupit tim është e bukur,” thotë ajo. Edhe ajo, në mënyrën e saj, është një simbol i rezistencës ukrainase.

Modelja dhe prezantuesja ukrainase, Iryna Bilotserkovets, ra pre e një sulmi nga rusët në një lagje të Kievit, ku u lëndua rëndë dhe iu nënshtrua disa operacioneve të vështira. Ende nuk është zbuluar nëse ajo ishte objektivi i synuar i të shtënave si gruaja e një deputeti në krah të kryebashkiakut të Kievit Vitali Klitschko, apo nëse sulmi e kapi rastësisht gjatë ditëve të para kaotike të luftës.

Më 26 shkurt 2022, ditën e tretë të pushtimit, Bilotserkovets po dërgonte tre fëmijët e saj drejt shtëpisë së tyre në një lagje të pasur të Kievit, kur makina e saj u godit me armë zjarri.

Botuesi thotë se të ardhurat nga revista do të dhurohen për pajisjet mjekësore emergjente për ushtrinë ukrainase.

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç