Menduh Thaçi ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare. 

Kjo dorëheqje vjen pas humbjes së thellë që PDSH mori në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit në Maqedoni. 

Eshtë vetë Menduh Thaçi i cili konfirmon përmes një statusi në Facebook se dorëheqja e tij është e parevokueshme, ndërsa garanton se do të jetë një mbështetës i fortë i PDSH-së. 

Postimi i plotë:
Të dashur miq, sapo dorëzova dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Këshillit Drejtues të PDSH-së. Partinë Demokratike Shqiptare do t’a drejtojë në mënyrë kolektive Këshilli Drejtues deri në Kongresin e jashtëzakonshëm, data e mbajtjes e të cilit do të caktohet nga Kuvendi Qendrorë i Partisë. Koordinatorë i aktiviteteve u emrua Sekretari i Përgjithshëm z.Azem Sadiku, ndërsa unë mbetem ushtarë i bindur i Partisë Demokratike Shqiptare.
Ju Faleminderit

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com