Humbi turneun 'Australian Open', flet Djokovic: Nuk jam kundër vaksinës COVID, por zgjedh unë se çfarë fus në trupin tim
Tenisti serb, Novak Djokovic
Tenisti i famshëm serb, Novak Djokovic ka thënë se më mirë do të humbiste trofetë e ardhshëm sesa të detyrohej të merrte një vaksinë kundër COVID.
Në një intervistë për BBC, ai tha se kundërshtia e tij nuk duhet të lidhet me lëvizjen anti-vax, por me mbështetjen e të drejtës së një individi për të zgjedhur.
Djokovic u pyet nëse ai do të sakrifikonte pjesëmarrjen në gara të tilla si Wimbledon dhe French Open lidhur me qëndrimin e tij ndaj vaksinës, ndërsa tha: '"Po, ky është çmimi që unë jam i gatshëm të paguaj".
20 herë fituesi i Grand Slam-it u deportua nga Australia muajin e kaluar pasi qeveria ia anuloi vizën disa herë për shkak se nuk ishte i vaksinuar.
Djokovic, i cili është tenisti numër një në botë për meshkuj, tha se ai kishte marrë një raport mjekësor për të hyrë në vend për të luajtur në Australian Open pasi ishte shëruar së fundmi nga COVID. Megjithatë, ministri i imigracionit të vendit, Alex Hawke, i anuloi personalisht vizën 34-vjeçarit, me arsyetimin se prania e tij mund të nxiste "trazira civile" dhe të nxiste ndjenjën kundër vaksinës.
"Unë kurrë nuk kam qenë kundër vaksinimit", tha ai, duke konfirmuar se kishte bërë vaksina si fëmijë, "por unë gjithmonë kam mbështetur lirinë për të zgjedhur atë që vendos në trupin tim."
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Australian Open/ Novak Djokovic reziston vetëm një set, eliminohet në gjysmëfinale pas dëmtimit! Tifozët e fërshëllejnë
24 Janar, 09:15
-
Australian Open/ Novak Djokovic kalon dëmtimin dhe Alcarazin, kualifikohet në gjysmëfinale
21 Janar, 15:52
-
Zuckerberg: Biden tha hiqni postimet për Covid e vaksinat! Më 11 janar 2020 u shënua viktima e parë nga virusi në Kinë
11 Janar, 15:04
-
Shpërthimi i virusit HMPV në Kinë, ekspertët: Nuk është si COVID-19, s’ka forcë për një pandemi! Në Hollandë u zbulua në 2001
6 Janar, 12:13
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
OBSH-ja i kërkon Kinës të tregojë të dhënat origjinale për koronavirusin
30 Dhjetor 2024, 21:04
-
I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren Tire Alldervishi, të pafajshëm infermierët (EMRAT)
27 Dhjetor 2024, 13:42
-
Dopingu i Sinner, Novak Djokovic: Të zgjidhet sa më parë, s’funksionon sistemi
4 Tetor 2024, 14:34
-
Erdhi nga Italia për pushime në Shqipëri, 38-vjeçarja italiane vdes nga miokarditi, ishte shtruar në spital për Covid
27 Gusht 2024, 14:10
-
Medalistët serbë të Paris 2024, festojnë me këngë nacionaliste për Kosovën
13 Gusht 2024, 15:19
-
OBSH për Evropën: Vaksinimi shpëtoi 2 milionë persona nga vdekja prej COVID
10 Gusht 2024, 16:43
-
OBSH shpreh shqetësim për shkallën e ulët të vaksinimeve kundër koronavirusit
6 Gusht 2024, 21:51