Një çift, i cili u fejua më datë 30 nëntor në sheshin “Times Square”, po kërkohet nga policia e New Yorkut.
Arsyeja nuk është aspak e çuditshme, por për një vend si i joni përbën realisht lajm; pasi burri i bëri propozimin të dashurës së tij për të kaluar pjesën e mbetur të jetës së bashku, ai humbi unazën.
Ata u bënë të njohur për policinë e New Yorkut nga pamjet e sigurisë, ku shfaqeshin në trotuarin e sheshit më të famshëm të qytetit duke u përpjekur për të gjetur unazën që ra brenda një pusete.
Pasi unaza u gjend, policia e Nju Yorkut postoi në rrjetin social “Twitter” një fotografi të saj si dhe shkroi përmbi postimit elementet përshkruese e dalluese të situatës së çiftit në fjalë. “KËRKOHET për rënien nga duart të unazës së të fejuarës së tij në Times Square, Nju York! Ajo tha Po-por ai ishte aq i emocionuar sa e humbi unazën brenda hekurave”.
Pas një rifreskimi që i bëri statusit edhe në rrjetin social "Facebook", policia e Nju Yorkut bëri me dije se çifti u gjend dhe se unaza iu rikthye pronarëve të saj.