Humbi zgjedhjet në Kuçovë, Maliqi: I manipuluan, fletat e votimit u ndryshuan! Dyshoj se vula ishin false

KUÇOVË- Pasi humbi zgjedhjet vendore 2023, kandidati i Koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, ka denoncuar pasditen e sotme krimin elektoral që u krye në KZAZ 64.

Në një deklaratë për mediat Maliqi është shprehur se zgjedhjet janë manipuluar dhe se dyshon se vulat ishin false. Megjithatë ai nuk ka bashkëngjitur prova për këtë pretendim të tijin.

“Votat e mia shprehën vullnetin e lirë të qytetarëve të Kuçovës, pa dallim politik. Mandati im u vodh dhe u manipulua nga bandat e Çuçit dhe oligarkut Salillari. Mbrëmjen e numrit, komisionerët lanë KZAZ-në për 90 minuta vetëm, ku kutitë e votimit u ndërruan brenda ambienteve të KZAZ-së, që kishte lidhje me Qendrën Kulturore të bashkisë nëpërmjet një dere lidhëse nga pjesa e kutive. Ne kemi verifikuar se vulat e kutive mungojnë dhe disa vula nuk korrespondojnë me vulën e KQZ-së. Po kështu, fletët e votimit në kuti nuk korrespondojnë me numrin e votuesve. Ne kemi grumbulluar të gjitha provat dhe do denoncojmë këtë krim elektoral në KQZ dhe SPAK, në mënyrë që kriminelët e votës së lirë të ndëshkohen dhe vullneti i popullit të vihet në vend”, ka thënë Maliqi.

Kujtojmë se Maliqi humbi përballë Kreshnik Hajdarit në Bashkinë Kuçovë.

Lefter Maliqi ka marrë 6222 vota e ndërsa Ilirjan Koxhaj i PD ka marrë 739. Pra nëse do ishin bashkë opozita do numëronte 6961 vota. Mirëpo në kushtet kur janë të ndarë, kandidati socialist ka fituar me 6904.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kokpalari shqupit: 17/05/2023 22:59

    O Lefter, tani qe e hongre thelle, thua qe ti vodhen. O trupeshk, ste voton njeri ty, se je lepires bythe prandaj. Do dhe kryetat bashkie ty koktul qe IQ e ke 0.

    Përgjigju
  • Sifi: 17/05/2023 22:13

    Si ka munsesi ti vjedhin votat Lefter lwfterit ?

    Përgjigju
    • Iliri: 18/05/2023 17:03

      Si nuk besoni ju, kanë vjedh si duçja, po me makineritë elektronike, unë votova për ciglën Bashk Fitojmë më doli person tjetër, pastaj i hodhën ato makinerit elektronike që të humnin provat,, kanë futur dhe fletë me vulë fallco,,

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja