Humbën në Rrogozhinë, Meta i shkon në zyrë Berishës: Rruga e protestave e domosdoshme! Do vijojmë denoncimin e aferës së inceneratorëve

Për rreth 1 orë, kryetari i Partisë së lirisë Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me aleatin e tij Sali Berisha, fill pas humbjes së thellë në zgjedhjet për kryetar bashkie në Rrogozhinë.

Takimi mes dy aleatëve ka pasur në fokus aksionin opozitar dhe kreu i PL-së, u shpreh për mediat se rruga e protestave është një rrugë e domosdoshme, ku e gjithë shoqëria sipas tij do të shprehë edhe ndjeshmërinë e saj për situatën e korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

Meta tha se vendimi tyre është përshkallëzimi i luftës kundër korrupsionit, e shtoi se do të vijojnë denoncimin e aferës së djegëseve dhe vendosjen e përgjegjësve kryesor para drejtësisë.

Ilir Meta dhe asnjë përfaqësues nga “Partia e Lirisë” nuk u shfaqën gjatë procesit të zgjedhjeve në Rrogozhinë në mbështetje të Shkëlqim Memollës, kandidatit të përbashkët të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, edhe në humbjen e dytë që kandidati mori përballë rivalit Edison Memolla, nuk surprizoi dhe doli me tezën se u vodh sërish. Në deklaratën e tij pas humbjes në garën e zgjedhjeve të përsëritura në Rrogozhinë, Berisha tha se do të vijojë protestat.

Rrogozhina përsëriti votimet dhe sipas vendimit të Kolegjit, të dënuarit në burgun “Kosova” nuk votuan, duke qenë se shumica nuk janë banorë të Rrogozhinës. Diferencën me vetëm 21 vota që Memolla pati më 14 maj, e thelloi edhe më shumë në humbjen e dytë që i dha rivalit të koalicionit Meta-Berisha, në mbi 1 mijë 700 vota më shumë.

Dje në një deklaratë për median, Berisha u shpreh se nuk i njihte zgjedhjet duke akuzuar Ramën dhe Veliajn se i kanë vjedhur ato dhe bëri thirrje për protesta.

Zgjedhjet e përsëritura të 23 korrikut në Rrogozhinë i dhanë një tjetër ‘shuplakë’, këtë herë më të fortë koalicionit “Bashkë Fitojmë” të kryesuar nga Berisha dhe Meta, pasi fitorja e kandidatit socialist Edison Memolla nuk ishte më me 21 vota si në zgjedhjet e 14 majit por me diferencë prej  1752 vota kundrejt kandidatit të opozitës Shkëlqim Hoxhës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:48
Vasili në SPAK për lobimin e LSI-së në SHBA, Meta: S’kam asnjëlloj shqetësimi me drejtësinë

Ilir Meta është shfaqur më në fund pas një mungese të gjatë. Ai sot ka shkuar në zyrën e Sali Berishës, ku kanë bërë përshtypje fotot me zëvendësin e tij Petrit Vasili. Meta shihet i shoqëruar nga Vasili i cili e ndjek nga pas.

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta pas takimit me Berishën pyet në lidhje me thirrjen e Petrit Vasilit në SPAK për lobimin e LSI-së ë SHBA.

‘Asnjëherë nuk do të ketë asnjëlloj shqetësimi në raportet Ilir Metë s’më drejtësinë, shqetësimi është që afera e inceneratorëve vazhdon. Problemi kryeso është se paratë e qytetarëve digjen lumë nga korrupsioni që ka si garant kryesor edhe kreun e qeverisë. Mos kini asnjë shqetësim përveç shqetësimit që të mbrohen paratë e qytetarëve shqiptare.’- tha Meta.

Ora 12:47
Përfundon takimi i Metës me Berishën, kreu i PL-së: Rruga e protestave e domosdoshme

 

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka përfunduar takimin me kreun e Rithemelimit Sali Berishën. Meta tha se ishte një takim i frytshëm e shtoi se rruga e protestave është e domosodoshme.

“Ju e dini se ne kemi qenë gjithmonë për mbështetjen e protestave, jo vetëm me nismën e PD. Edhe rruga e protestave është një rrugë e domosdoshme që shoqëria të shprehë edhe ndjeshmërinë e saj për këtë situatë korrupsioni dhe kapjen e shtetit. Kjo do të vijë si pasojë e përshkallëzimit të luftës kundër korrupsionit, vazhdimi pa ndërprerje i angazhimit tonë për të denoncuar aferën e djegësve dhe vendosjen e përgjegjësve kryesorë para drejtësisë”, tha Meta.

I pyetur në lidhje me procesin zgjedhor për kryetar Partie në PD, Meta e anashkaloi duke thënë se kishte një takim me liderin e PD-së (Sali Berisha), duke lënë të kuptohet se nuk i intereson.

‘Ishte një takim shumë i frytshëm me liderin e PD-së edhe uroj dhe besoj se të gjithë demokratët opozitarët të jenë atje ku duhet në vijën e para të ballafaqimit me këtë regjim.’- tha Meta.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 25/07/2023 18:57

    Ore,kaq budallenj jane keta te dy ? A kujtojne se ju shkon kush prapa,me perjashtim nje grushti te korrupturish dhe te genjyrish.Lereni popullin rehat @Populli,me vote,tregoj se kush eshte dhe sa vlejne Sali Berisha e Ilir Meta.

    Përgjigju
  • Linda: 25/07/2023 18:01

    Po do lene pushimet dhe pishinat dhe do dalin rrugeve per protesta dy kokat e kryekrimit!

    Përgjigju
  • Redi: 25/07/2023 14:31

    Hajdutat duan me luftua korrupsionin haha,drejtesia nuk vepron per ju te dy sepse jau keni mbush mire

    Përgjigju
  • Kistra: 25/07/2023 13:26

    10 burgime te perjeteshme nuk do te shlyenin krimet e poshtersite tua, po sa te kemi kete drejtesi ti do hedhesh shurren perpjete!

    Përgjigju
  • e drejta: 25/07/2023 12:51

    POPULLI NUK I SHKON ME PAS BANDITEVE berisha-metaj ...VETEM SHPELLARET E TRASHE DHE DALLAVEREXHINJTE

    Përgjigju
  • Leku: 25/07/2023 11:58

    I ka shkuar ne zyre per ngushllime per humbjen e ralles!.

    Përgjigju
    • Italia si moter: 25/07/2023 19:55

      Spiuni shkon te krimineli ,

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sherr me sende të forta mes të rinjve në Tiranë, dhunohet djali i oficerit të Krimeve të Rënda! Debatet nisën në TikTok, 3 të shoqëruar

Sherr me sende të forta mes të rinjve në Tiranë, dhunohet djali i oficerit të Krimeve të Rënda! Debatet nisën në TikTok, 3 të shoqëruar