Përçarja ndërmjet demokratëve solli humbjen e thellë të opozitës në zgjedhjet vendore që u mbajtën më 14 maj. Kështu thotë deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, i cili shtoi se demokratët të përçarë dhe pa një marrëdhënie strategjike me SHBA-në, PD s’do të vijë asnjëherë në pushtet.
‘Opozita bie kur PD ndahet dhe kjo ka ndodhur. E vetmja rrugë në mënyrë absolute pas asnjë alternativë, e vetmja rrugë është që demokratët të jenë të bashkuar dhe që PD të jetë në marrëdhënie e strategjike miqësore me SHBA. Pjesërisht ky është produkti që ne kemi marrë. PD nuk do të vijë asnjëherë në pushtet në rast se demokratët nuk bashkohen. Nuk do të vijë asnjëherë PD në pushtet nëse nuk ka aleat SHBA-në. bashkimi i demokratëve dhe marrëdhëniet miqësore me SHBA-në.’- u shpreh Çollaku.
Për gazetarin Arbër Hitaj, Çollaku u shpreh se nuk e sheh të ardhmen e PD-së me Ilir Metën, pasi ai është një socialist, ndërsa shtoi se edhe në listën e këshillit bashkiak të Tiranës do të ketë shumë anëtarë të Partisë së Lirisë.
‘Nuk e shoh të ardhmen e PD-së sidomos me Ilir Metën. Ai është një socialist. Nuk shoh asnjë të ardhme me Metën. Mund të jetë aleat. Në këshillin bashkiak të Tiranës, në listën e këshillit bashkiak të Tiranës të koalicionit Bashkë Fitojmë ka vetëm 2 anëtarë të PD-së, të tjerët janë socialist. Socialist afër LSI-së. Si ka mundësi të ftohen demokratët për të votuar LSI.’- tha Çollaku.
Sipas Çollakut, Berisha ka peshë në parti, ndërsa shtoi se marrëdhënia e tij me SHBA-në është një muri pakalueshëm për PD-në.
‘Se mohoj peshën e Berishës. Nuk bëj pjesë tek njerëzit që e frynë. Mendoj se marrëdhënie tij me SHBA-në është një muri pakalueshëm për PD-në. Edhe sikur të gjithë ne të ishim në krahun e tij. Vendosja e kësaj situate brenda PD-së ne na ndau. Në rast se kjo histori vazhdon të mbajë të ndarë demokratet, unë mendoj se Berisha ka në dorë që të bashkohen demokratët.’- tha Çollaku.
Bashkohuni kush ju pengonhiqeni salen
Përgjigju