Humbja e 5-të, mesazhi i Bashës
për shtabin, PD skenar radikal

Humbja e 5-të, mesazhi i Bashës<br />për shtabin, PD skenar radikal
Mes opozitës dhe shqiptarëve duket se ka një thyerje të madhe besimi. Partia Demokratike ka pësuar disfatën e pestë, të tretën radhazi që kur drejtimin e saj e mori Lulzim Basha, duke marrë kësisoj një tjetër mesazh dhe paralajmërim për zgjedhjet parlamentare në 2017.

Disa javë pas humbjes në Dibër, PD zyrtarizoi dje një tjetër disfatë, tashmë të paralajmëruar, në Kolonjë. Befasia ishte se, kandidati i majtë, mori tre herë më shumë vota se në 2015. Për t’i ikur flakës së kësaj humbjeje, kryetari i PD, Lulzim Basha, jo vetëm qëndroi larg fushatës, por ia dorëzoi Kolonjën Partisë Agrare Ambientaliste.

Megjithatë, sa në heshtje aq edhe publikisht, PD angazhoi të gjitha burimet dhe potencialet e saj, për t’i fituar zgjedhjet, sikundër pohohet edhe nga drejtuesit e fushatës. Këtë radhë, PD përdori instrumente majta, madje edhe një kandidat të majtë, për të marrë vota majtas, por mori më pak se në 2015.

Fushata ishte e heshtur dhe derë më derë. Siç duket, Basha po përdor të gjitha taktikat e mundshme politike dhe elektorale, për të ndalur sagën e humbjeve, në funksion të rikthimit të shpresës së besimit.

Zgjedhjet e 2015 i ktheu në referendum kundër qeverisë, zgjedhjet në Dibër në test për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, ndërsa në Kolonjë futi në lojë faktorët e majtë. Megjithatë, në Kolonjë, kandidati i opozitës humbi 673 vota në krahasim me kandidatin po të opozitës së një viti më parë.

Mesazhi i Bashës
Disfata dramatike në Kolonjë, e lexuar si një parathënie e humbjes në 2017, ka trazuar kampin opozitar. Sipas burimeve, pas numërimit të kutive të fundit në Kolonjë, kryetari Basha i ka kërkuar shtabit elektoral të paraqesë të gjitha faktet për blerjen e votave dhe presionin ndaj votuesve, në funksion të mospranimit të humbjes.

Basha ka u ka kërkuar deputetëve të angazhuar në fushatë të raportojnë rrethe problematikave në mbledhjen e ardhshme të grupit të PD si dhe të mbrojnë variantin e blerjes së votave. Pritet të ndiqet e njëjta taktike, me të cilën u operuar për justifikimin e humbjes në Dibër. Lëvizja e fundit është në funksion të kërkesës për qeveri teknike.

Skenari radikal
Humbja në Kolonjë do të përshpejtojë vendimmarrjen e PD për aksionin politik. Sipas burimeve, në ditët në vijim, Lulzim Basha pritet të zhvillojë tre mbledhje për aksionin politik, për llogari të zgjedhjeve të 2017. Basha do të zhvillojë mbledhje me deputetët dhe aleatët, ndërsa pritet edhe një mbledhje e Kryesisë së PD. Sipas të gjitha paralajmërimeve dhe rrethanave, opozita do të shkojë drejt radikalizimit;

Bojkot Kuvendit dhe revolta, për të krijuar një situatë kaotike parazgjedhore. Për startimin e aksionit do të jetë përcaktues vendimi i LSI, për zyrtarizimin e koalicionit me PS, për zgjedhjet e 2017. Nëse LSI do të rikonfirmojë aleancën, shpresat e PD për t’u rikthyer në pushtet me votë, pothuajse shuhen.

Gjasat janë që PS-LSI të rikonfirmojë aleancat, ndërsa opozita i dha sinjalet e para të dhunës në seancën e fundit plenare, ku u sulmuar ministri i Shëndetësisë, ndërsa kryeministri nuk u lejua që të flasë në foltoren e Kuvendit. Po në fund të javës së kaluar, një thirrje për revolta, ka ardhur edhe nga ish-kryeministri Berisha. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Adi Krasta ka hyrë nën sqetullën e pushtetit në Kosovë

Adi Krasta ka hyrë nën sqetullën e pushtetit në Kosovë