Humbja e Dukës dhe fitorja e fëmijëve të Tiranës

Humbja e Dukës dhe fitorja e fëmijëve të Tiranës

Nga Elton Koka

Kur çimkat e “Federbet” iu ngjitën mureve të Hotel Tiranës, në një takim të zakonshëm mes çunash, asnjë nuk do e kishte menduar se ata drejtues të guximshëm të shoqatave të futbollit të kryeqytetit do përfundonin si gjah i trollsave dhe adresave anonime të sharjeve. Por, kur diktatit i vjen fundi, edhe çimkat shtohen. “I kemi topet prej hekuri”. Kur një konferencë shtypi e FSHF-së nis e fokusohet në anatominë e njerëzve dhe jo në topat e vërtetë të mijërave fëmijëve të Tiranës, ka vërtet një problem serioz.

Armand Duka po sheh sesi i dridhet toka nën këmbë, pikërisht nga ata fëmijë që shpresën e kanë te loja më e bukur e planetit, por që është marrë peng prej klaneve të Shijakut, e vetmja “ambasadë” që të jep viston nëse dëshiron të përfaqësosh fanelën kuqezi.

Gjykata e Tiranës e mbylli raundin e parë në favor të Bashkisë së Tiranës, si përfaqësuese e KF Tiranës kampione, por edhe e mijëra fëmijëve që stërviten përditë në fusha dhe palestrat e rikonstruktuara nga Erion Veliaj. E ke inat, por jepi hakun! Edhe ti që fëmijën e stërvit me klubin e basketbollit në lagje, edhe ti që paradite shan në rrjete sociale, e pasdite, me djalin përdore, shfrytëzon palestrat si qendër komunitare. Edhe ti që e dërgove “Sami Frashërin” në Paskuqan, edhe ti që le me javë të tëra bllokuar mijëra shoferë në protestat e Unazës së Re. Po, edhe ti që e ke inat Veliajn, jepi hakun për dhjetëra shkollat e bëra, me palestra që gëlojnë nga zhurma e topave, jo atyre prej hekuri.

Kur zëdhënësve të F$HF t’u ketë dalë efekti i avujve të alkoolit, do kujtohen se ndoshta kanë gabuar që futën çimkat “qerose” në takimet e zakonshme të çunave të futbollit, që përpara fjalorit jo politikisht korrekt, zgjedhin të mendojnë sesi më mirë të afrojnë fëmijë te sportet, te ato që Duka i ka marrë peng. Fitorja e parë e fëmijëve erdhi, dhe bashkë me të, po nis të çmontohet bindja se Dukën mund ta lëvizë vetëm një tërmet. Mesa duket, fëmijët e Tiranës e paskan këtë fuqi.

Tani është radha e misionit të UEFA-s për të faktuar gallatat e zgjedhjeve farsë të bëra nën drejtimin e Dukës. Diku një besnik i partisë Agrare, e diku tjetër një mjek i kombëtares, të gjithë të “zgjedhurit” janë vënë në rresht për të mbarsur pulën për vezën e gjashtë, por ashtu si Gjykata e Tiranës e tregoi, me gjasë do të dalë “kllukë”.

Dominoja e parë u rrëzua, madje pati po aq ovacione sa goli i fundit i Brojës – atij Armandoje, që fushën po e lan me djersë e po spikat në kampionatin më të bukur të planetit, por mesa duket nuk e ka ende viston për të qenë protagonist me kuqezinjtë, nga një tjetër Armando, atë ka zaptuar prej 20 vjetësh F$HF-në.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lilo: 11/02/2022 11:08

    Zhdukeni. Te vej te kercej ne bordello e bjellorusis.

    Përgjigju
    • O tej: 11/02/2022 18:10

      Te shkoje ne te semes vet Duka

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes