GJIROKASTËR - Gjatë viteve të fundit kjo ndërtesë dy katshe është kthyer në muzën Kadare nga ana e qeverisë shqiptare për ta gjeneruar këtë aset të çmueshëm, shtëpinë e lindjes së korifeut të letrave shqipe në një muze të vërtetë tradicional.
Reagimet e gjirokastritëve për humbjen e Kadares, u prit me trishtim të jashtëzakonshëm. Ata shkrimtarë që kanë mbetur në Gjirokastër kanë shprehur dhimbje për këtë lajm. Banesa Kadare është një prej destinacioneve më të kërkuara nga turistët vendas dhe të huaj për shkak të famës së Kadares.
Veprat e tij ja në të kërkuara nga vetë turistët ku në disa raste kanë kërkuar dhe kopje të veprave si ‘Kronikë në Gur’, më e kërkuara nga turistët, në brendësi të banesës kanë mundësi të shfletojnë librat e tij përmes teknologjisë digjitale, në banesën Kadare.
Prezenca e fundit e Kadares në Gjirokastër daton në 2017 ku ka ardhur dhe ka parë ecurinë e punimeve në banesën ku dha lajmin që banesa e tij do ti dhurohet komunitetit të Gjirokastrës për destinacion dhe të jetë një prej destinacioneve ku organizohen evente të ndryshme apo përdorim të gjithanshëm.
Në 1999 banesa u përfshi nga flakët dhe prej asaj periudhe ka qëndruar deri në 2021, për ta rigjeneruar në këtë gjendje ku është sot. në 80% të banesës u shkrumbua totalisht. Ka patur investime të pakta, por totali ishte ajo para dy viteve.
ne gjirokaster nuk e pelqejne figuren e kadarese. ka qene arrogant dhe me dy ose me shume fytyra
Përgjigju