Humbja e Partizanit, dorëzohet Colella: 2 pikë në pesë ndeshje, nuk jemi për titull

Humbja e Partizanit, dorëzohet Colella: 2 pikë në pesë ndeshje, nuk jemi për titull

Giovanni Colella, trajneri i Partizanit

Partizani humbi 1-2 me Laçin për javën e 20-të të Superligës. Pas ndeshjes foli trajneri i të kuqve, Giovanni Colella. Italiani vuri në dukje se Partizani ka pesë ndeshje pa fitore, çka duket se e bën që të dorëzohet në garën për titullin kampion.

“Nuk menaxhoni avantazhin? Motivet janë të shumta. Nuk ka vetëm një. Mendoj që skuadra është e ngarkuar mendërisht dhe është një peshë që ndoshta nuk e mban dot.

Pozicioni i Hotit në fushë? Po provojmë zgjedhje të reja, që pas largimit të Rrapajt. Është e lehtë të japësh mendime nga jashtë. Unë preferoj të bëj disa prova, para se të jap gjykime.

Është normale që këto prova të bëhen tani? Nuk është një provë sepse Hoti ka luajtur edhe herë të tjera në atë pozicion. Nga sot nuk jemi më në luftën për titullin kampion. 6 pikë larg Tiranës janë shumë dhe mendoj që ne nuk jemi në lartësinë e duhur për titullin. Ka shumë skuadra që luftojnë.

U dorëzua Partizani? Ne do të bëjmë të pamundurën, por është e qartë që për momentin nuk jemi ne më skuadra favorite. Kur një skuadër bën 2 pikë në 5 ndeshje, nuk mendoj se është një skuadër që lufton për titullin kampion", tha Colella për Oversport.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Tirana ‘likuidon’ Egnatian, Laçi përmbys Partizanin në kryeqytet! Bardheblutë 'arratisen' në krye


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë