Superliga shqiptare e futbollit ka nisur me javën e 20-të. Këtë të hënë në program u zhvilluan dy duele, teksa Tirana ka marrë tri pikë duke mundur 1-2 Egnatian në Rrogozhinë. Në 19:00 Partizani humbi 1-2 me Laçin në “Kompleksin Partizani”. Nesër luhen tre takimet e tjera. Kastrioti – Erzeni, Teuta – Bylis dhe Vllaznia – Kukësi.
Në “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, Egnatia vendase humbi 1-2 me Tiranën për javën e 20-të të Superligës. Ndeshja nisi mirë për bardheblutë, që kaluan në avantazh pas vetëm 48 sekondave lojë. Krosimi nga e djathta e sulmit ka bërë që pasimi të shfrytëzohet bukur nga Përgjoni, me anësorin e majtë që ka lëshuar një goditje fluturimthi për ta ndalur pas krahëve të Sherrit. Vetëm 11 minuta më vonë, Egnatia gjeti golin e barazimit me Dwamena. Sulmuesi i afruar në merkaton e janarit kreu një realizim të bukur, me pjesën e parë që u mbyll 1-1. Në 45 minutat e dyta Tirana do shënonte edhe golin e dytë. Penalltia e fituar nga bardheblutë u kthye në gol nga Florent Hasani. Me këtë tri pikësh Tirana shkon në kuotën e 37 pikëve në vendin e parë, teksa Egnatia ende nuk i ka shijuar tri pikët në vitin 2023. Me 27 pikë rrogozhinasit mbeten në vendin e pestë.
Partizani humbi 1-2 me Laçin për javën e 20-të në Superligë. Në "Kompleksin Partizani", të besuarit e Colellës kanë dështuar sërish të marrin pikët e plota. Goli i parë u shënua nga "Demat", me Da Silvën që lëshoi një perlë nga 20 metra duke lënë në portë të shtangur Selmanin. Në fundin e pjesës së parë, Turkaj që kishte vetëm pesë minuta në fushë vendosi ekuilibrat. Pjesa e dytë solli edhe golin e Vasil Shkurtaj te Laçi, me kurbinasit që përmbysin kështu Partizanin. Skuadra e Colellas ka pesë ndeshje pa fitore, teksa me 31 pikë është në vendin e dytë, gjashtë pikë më pak se Tirana kryesuese. Laçi me 29 pikë ngjitet në vendin e tretë përkohësisht.
Superliga, java 20-të:
E hënë
13:00 Egnatia 1-2 Tirana
19:00 Partizani 1-2 Laçi
E martë
13:00 Kastrioti – Erzeni
16:00
Teuta – Bylis
Vllaznia – Kukësi
Renditja:
Partizani humbi 1-2 me Laçin për javën e 20-të të Superligës. Pas ndeshjes foli trajneri i të kuqve, Giovanni Colella. Italiani vuri në dukje se Partizani ka pesë ndeshje pa fitore, çka duket se e bën që të dorëzohet në garën për titullin kampion.
“Nuk menaxhoni avantazhin? Motivet janë të shumta. Nuk ka vetëm një. Mendoj që skuadra është e ngarkuar mendërisht dhe është një peshë që ndoshta nuk e mban dot.
Pozicioni i Hotit në fushë? Po provojmë zgjedhje të reja, që pas largimit të Rrapajt. Është e lehtë të japësh mendime nga jashtë. Unë preferoj të bëj disa prova, para se të jap gjykime.
Është normale që këto prova të bëhen tani? Nuk është një provë sepse Hoti ka luajtur edhe herë të tjera në atë pozicion. Nga sot nuk jemi më në luftën për titullin kampion. 6 pikë larg Tiranës janë shumë dhe mendoj që ne nuk jemi në lartësinë e duhur për titullin. Ka shumë skuadra që luftojnë.
U dorëzua Partizani? Ne do të bëjmë të pamundurën, por është e qartë që për momentin nuk jemi ne më skuadra favorite. Kur një skuadër bën 2 pikë në 5 ndeshje, nuk mendoj se është një skuadër që lufton për titullin kampion", tha Colella për Oversport.
Partizani humbi 1-2 me Laçin për javën e 20-të në Superligë. Në "Kompleksin Partizani", të besuarit e Colellës kanë dështuar sërish të marrin pikët e plota. Goli i parë u shënua nga "Demat", me Da Silvën që lëshoi një perlë nga 20 metra duke lënë në portë të shtangur Selmanin. Në fundin e pjesës së parë, Turkaj që kishte vetëm pesë minuta në fushë vendosi ekuilibrat. Pjesa e dytë solli edhe golin e Vasil Shkurtaj te Laçi, me kurbinasit që përmbysin kështu Partizanin. Skuadra e Colellas ka pesë ndeshje pa fitore, teksa me 31 pikë është në vendin e dytë, gjashtë pikë më pak se Tirana kryesuese. Laçi me 29 pikë ngjitet në vendin e tretë përkohësisht.
Partizani dhe Laçi luajnë sot në 19:00 për javën e 20-të të Superligës. Dueli do luhet nën dritën e prozhektorëve në "Kompleksin Partizani". Trajnerët Giovanni Colella dhe Gentian Mezani kanë zbardhur titullarët për këtë ndeshje. Pas 19 ndeshjeve, Partizani me 31 pikë është në vendin e dytë, gjashtë më pak se Tirana kryesuese (një ndeshje më shumë). Laçi me 26 pikë është në vendin e gjashtë para këtij dueli. Përballjen e gjykon arbitri Andi Koçi.
Formacionet zyrtare