Pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, ka reaguar edhe ish-kryetari i PD-së Eduard Selami. Teksa i referohet zërave se Basha mund të mos njohë zgjedhjet, megjithëse nuk është artikuluar nga kreu i opozitës, ish-rivali i tij e cilëson mosnjohjen e zgjedhjeve si antishqiptare.

Në një shënim të shkurtër në Twitter, Selami shkruan se: ‘Mosnjohja e zgjedhjeve nje akt jo demokratik dhe antishqiptar!’

Postimi i shkruar nga Eduard Selami në Twitter

Një ditë më parë kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi në selinë blu krerët e degëve të PD-së, ku u diskutua rreth problematikave të hasura në zgjedhjet e 25 prillit. Basha mësohet se porositi krerët e degëve që të evidentojnë çdo parregullsi që ka pasur gjatë procesit si dhe të mbajnë të karikuara strukturat.

Pavarësisht se shumë demokratë ia kanë faturuar atij humbjen e PD në zgjedhje, Basha duket se nuk i njeh asnjë përgjegjësi vetes, ndërsa ka theksuar në mbledhje se do të bëhet një analizë nëse kandidatët për deputetë kanë punuar vetëm për emrin e tyre apo edhe për partinë.