Atë që nuk kanë kurajë ta bëjnë deputetët rreth Sali Berishës në Tiranë, e ka bërë Shyqyri Dura, kryetari i PD-së së Rithemelimit në Berat.po Mbrëmjen e djeshme, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social facebook, Dura ka shprehur publikisht dorëheqjen nga posti që mbante, duke i hapur rrugë kështu riorganizimit dhe forcimit të mëtejshëm të Partisë Demokratike.
“Përshëndetje miq! Uroj të jeni mirë dhe të keni kaluar bukur! Sot dua të shpreh falënderim të veçantë për këdo që kontribuoi duke na mbështetur në zgjedhjet e 14 Majit. Falënderimi shkon për strukturën e degës (kryesi, sekretariate, grup seksione, seksione,) dhe të gjithë mbështetësit që kontribuuan me punë dhe fjalë të mira për mbarëvajtjen e punës në procesin e zgjedhjeve dhe atë të numërimit.
Falënderim i veçantë shkon për çdo banor të Beratit, të cilët na mirëpritën dhe na mbështetën sipas mundësive të tyre. Miqtë e mi, të cilët, më keni mbështetur në rrugëtimin tim politik!
Ju falënderoj përzemërsisht për kontributin tuaj duke besuar tek unë. Për situatën në të cilën ndodhemi, shpreh mendimin tim për të kaluar degën në një ristartim të ri. Unë shpreh publikisht dorëheqjen time dhe largohem nga drejtimi i degës për të kaluar në një riformatim.
Mbështetësve të mi, të cilëve i’u jam shumë mirënjohës, i shpreh se do të jem përkrah jush në rrugëtimin e ri, duke punuar së bashku për një qëllim. Ai qëllim është "PD fituese". Për të gjithë demokratët e Beratit dhe opozitarët shpreh angazhimin tim të plotë se do të jem përkrah PD-së dhe ndihmues kundrejt kauzave opozitare. Së bashku për të ringritur forcën opozitare!”
Duhet shumë punë
Përgjigju