Humbja me Milan, Allegri nuk e 'kapërdin': Juventus thjesht e la lojën

Humbja me Milan, Allegri nuk e 'kapërdin': Juventus thjesht e la lojën

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventus

Juventus humbi 2-0 me Milan në "San Siro". Për javën e nëntë në Serie A, bardhezinjtë nuk mundën të dalin me pikë në një ndeshje më shumë se të rëndësishme. Golat e Tomorit dhe Diaz i dhanë pikët e plota kuqezinjve, ndërsa pas ndeshjes trajneri i Juventus tha se të tijtë thjesht një moment e lanë lojën, duke dalë nga detyrat.

“Është për të ardhur keq. Pas fitoreve të fundit, më dukej se po fitonim terren, por përsëri po shkelim në të njëjtën fushë jo të qëndrueshme. Sot skuadra ishte e mirë në 20-25 minutat e para dhe më pas u thellua gjithnjë e më shumë. Çuditërisht, në një moment, Juventusi thjesht e la lojën. Ndonjëherë bënim gabime që dukeshin të pamundura për t’u bërë. Duhet të heqim qafe frikën dhe të bëhemi më të vendosur, vetëm atëherë do të kemi një sezon të mirë”, tha Allegri për DAZN.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë