Humbja nuk është kapërdirë lehtë nga tifozët e Tiranës, të cilët përmes një statusi në Facebook në faqen e tyre zyrtare i kërkojnë dorëhqjen, Presidentit Refik Halili.
 
“Një turp i pashoqë, një ekip që bo gabime elementare dhe diletanteske.
 
Një gjykim deri diku tendecioz që pritej por spektakli në fushë nuk i përmbushi aspak kriteret e Tironës, tifozët e së cilës ishin mazhoritare edhe në transferte (cdo të thotë të jesh zot shtëpie e jo artificial).
 
I kërkojme presidentit të dorëhiqet pasi ai është fajtori kryesor për këtë katrahurë. Lojtarë të lehtë dhe pa grintë që nuk përmbushin kriteret e Tironës.
 
Krenare dhe kryelartë, ne jemi Tirona paçkah se retë e zeza të stuhisë na përplasin në det të hapur.
 
Kryelartë tifozat e mrekullueshëm të Tironës dhe turp, marrëzi e tmerr mbi drejtuesit sharlatanë! Kthe Tironën ose IK, Shporru”mbyllet reagimi.
 
tirana
Pas ndeshjes trajneri i Partizanit, Agostineli u shpreh i lumtur me reagimin e ekipit.
 
 “Duhet të vazhdojmë kështu deri në fund të kampionatit, përgëzoj skuadrën për lojën fantastike që zhvilloi, ku nuk i la asgjë në fushë rivalëve.
 
 Nuk ishte fitorja ime më e lehtë në derbi. Zhvilluam një ndeshje fantastike dhe mund ta kishim shënuar edhe golin e tretë”tha ai.
 
Ndërsa Ilir Daja pësoi humbjen e parë në krye të Tiranës duke u kërkuar falje tifozëve. “Do kërkoja falje publike tifozëve tanë.
 
Mungesa e Muçës ka ndikuar në repartin e mbrojtjes, por kjo ndikon edhe në repartet e tjera.
 
Pavarësisht se sakrifikoi sot, sjellja e Bakajt nuk i përgjigjet nivelit që ka si lojtar”tha ai.



d.b/shqiptarja.com