Humbja në Dibër, Patozi: Opozita
të krijojë frymë refuzimi e shprese

Humbja në Dibër, Patozi: Opozita<br />të krijojë frymë refuzimi e shprese
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi deklaron se humbja në Dibër erdhi nga disa faktorë, kryesisht të paligjshëm, por ai shprehet se opozita e shkul qeverinë vetëm me frymë refuzimi dhe shprese.
 
Sipas tij, ai që ka pushtetin është disa hapa para opozitës, si në mjete, ashtu edhe në mundësi dhe infrastrukturë, por tani duhet që të harrohet ajo që ka ndodhur në Dibër dhe të përgatitemi fort për zgjedhjet e 2017.
 
"Duhet të kuptojmë një herë e përgjithmonë se asnjëherë opozita nuk e mund qeverinë me ushtri të rregullt, edhe sikur e gjitha të përqendrohet në një qytet apo fshat.
 
Sepse në të gjitha rastet, ai që ka pushtetin, është disa hapa para opozitës, si në mjete, ashtu edhe në mundësi dhe infrastrukturë.
 
Por opozita e shkul qeverinë me gjithë çka, kur krijon frymë refuzimi dhe shprese dhe është pikërisht ky misioni i vetëm i Partisë Demokratike sot.
 
Për ata që kanë kujtesë të shkurtër, më duhet të sjell ndërmend se ne i kemi fituar të gjitha zgjedhjet e pjesshme që nga 2005 e deri sa qëndruam në pushtet, por kjo nuk na pengoi aspak që të humbnim thellë në 2013-tën.
 
Madje edhe në bastione të së majtës, si në Mokër përshembull, ju kujtohet besoj. Ndaj edhe t'i lemë të dy Ramat e PS-së dhe të gjitha aleatët e tyre politikanë dhe trafikantë që t'i gëzohen fitores së vogël në Dibër dhe të përgatitemi fort dhe që tani për fitoren e madhe të 2017-ës"shprehet Patozi. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron