Pas ndeshjes, në mikrofonin e “Supersportit”, trajneri Mirel Josa do të pranonte se pavarësisht volumit të madh dhe presionit të ushtruar, Skënderbeu nuk diti të shkonte te goli.
“E filluam mirë ndeshjen. Në pjesën e parë ishim këmbëngulës, pavarësisht superioritetit numerik. Laçi do ta ruante me të gjitha mënyrat barazimin. Luajtëm në krah për ta patur lojën nën kontroll. Në pjesën e dytë shkuam nga qendra, por ishim të lexueshëm. Mënyrën sesi shkuam te porta kundërshtare nuk ishte e drejtë. Duhet të ishim më të qartë”.
Ndërkohë, trajneri i korçarëve e pranon se me këtë humbje objektivi titull bëhet më i vështirë.
“Pikët që lihen rrugës nuk kthehen më. Ndaj Laçit edhe një pikë do të na bënte punë. Komplikohet çështja e titullit.”
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com