Humbja PD, dhëndri i Berishës:
Debatet në forume, jo në kafene

Humbja PD, dhëndri i Berishës:<br />Debatet në forume, jo në kafene
Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës i cili mban postin e kreut të Departamentit të Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit në PD ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, pas humbjes së PD në zgjedhje. 

Ai shkruan se PD është krijuar nga studentët dhe intelektualët si një parti e njerëzve të lirë.

Duke përmendur këtë fakt, Malltezi shton se duhet dëgjuar zëri i anëtarëve dhe forumeve të PD. 

Jamarbër Malltezi nuk u përfshi nga Lulzim Basha në listën e kandidatëve të PD në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. 

Statusi i Jamarbër Malltezit:

PD eshte krijuar nga studentet dhe intelektualet si parti e njerezve te LIRE nen moton “Liri – Demokraci!”. Nuk u krijua per pushtet. A kemi mundesi qe gjithkush te thote lirshem dhe me respekt per njeri-tjetrin mendimet dhe qendrimet e tij?

Dhe mire eshte qe mendimet tona t’i ndajme ne forumet e PD dhe jo neper media apo kafene. Kemi njerez me bagazh te madh intelektual dhe me eksperience te madhe ne zgjedhje.

Duhet degjuar zeri i anetareve dhe te forumeve pasi ky rezultat ishte i pamerituar, i vjedhur padyshim, por kishte gabime te renda te PD dhe keto duhet t’i themi per te miren e PD dhe te Shqiperise.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre