Humbje e madhe për Beratin/ COVID-i i merr jetën mjekut të njohur

Humbje e madhe për Beratin/ COVID-i i merr jetën mjekut të njohur

Josif Dëna

1612716187_1612705962WhatsAppImage20210207at14.37.24.jpeg

BERAT- Një lajm i trishtë ka ardhur mbrëmjen e djeshme për banorët e qytetit të Beratit. Mjeku endokrinolog, Josif Dëna humbi jetën si pasojë e COVID-19. Josif Dëna apo siç njihej nga të gjithë beratasit si Doktor Sifi nuk e mposhti dot betejën disa javore me virusin COVID-19. Ai ishte i shtruar prej 2-javësh në Spitalin "Shefqet Ndroqi" dhe ditët e fundit ishte në intubim për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Ai lindi në 15 Shkurt 1949 dhe pas përfundimit të Fakultetit të Mjekësisë ka punuar si endokrinolog në Spitalin Rajonal të Beratit,deri në daljen në pension disa muaj më parë. 72-vjeçari Dena, një nga mjekët më të njohur të qytetit do të mbahet mend nga të gjithë qytetarët beratas si një njeri human,bujar e kurajoz. Ai shërbeu 45-vjet në Spitalin Rajonal Berat dhe nuk i kurseu asnjëherë energjitë dhe përkushtimin për tu shërbyer çdo të sëmuri.

Lajmi i trishtë i largimit të tij nga jeta tronditi jo vetëm familjarët, por edhe kolegët e miqtë,që nuk kanë kursyer mesazhet ngushëlluese në rrjetet sociale për familjen Dena. Mjeku që nuk e mposhti dot betejën me virusin vdekjeprurës u përcoll mesditën e sotme për në banesën e fundit në varrezat e Burdulliasit në qytetin e Beratit.


Lajmi kryesor:

Rekord të infektuarish me COVID! 1124 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orët e fundit, humb betejën mjeku i njohur në Berat


B.K.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion