Rekord të infektuarish me COVID! 1124 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orët e fundit, humb betejën mjeku i njohur në Berat

Kjo e dielë ka shënuar një rekord të infektuarish me COVID në vendin tonë. Në bilancin e ministrisë së Shëndetësisë raportohen 1124 raste të reja nga 4254 testime të kryera në 24 orët e fundit, duke shënuar kështu shifrën më të lartë të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë. Fatkeqësisht betejën me COVID e kanë humbur 14 qytetarë, mes tyre edhe mjeku endokrinolog, Josif Dëna.

"Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 6 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 35 -86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve", njofton ministria.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

"408 raste në Tiranë, 97 në Lushnje, 79 në Kavajë, 72 në Elbasan, 32 në Shkodër, nga 31 raste në Fier, Kurbin, Mallakastër, nga 27 raste në Krujë, Tepelenë, nga 22 raste në Lezhë, Berat, 20 në Kukës, nga 17 raste në Durrës, Vlorë, 16 në Sarandë, nga 14 raste në Ura Vajgurore, Gramsh, 12 në Kuçovë, nga 11 raste në Librazhd, Malësi e Madhe, nga 9 raste në Mirditë, Mat, nga 7 raste në Korçë, Divjakë, nga 6 raste në Has, Kamëz, Gjirokastër, Peqin, Patos, nga 5 raste në Pukë, Përmet, nga 4 raste në Delvinë, Dibër, nga 3 raste në Vau i Dejës, Bulqizë, Memaliaj, nga 2 raste në Devoll, Tropojë, Pogradec, Selenicë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Cerrik, Konispol, nga 1 rast në Belsh, Prrenjas, Roskovec, Klos, Poliçan, Libohovë", vijon ministria. 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 569 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 51,444 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, ministria thotë se po trajtohen 437 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Edhe sot ministria apelon qytetarët që të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID", thekson ministria.

COVID-19 – Statistika (7 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore        1124

Të shëruar në 24 orë     569

Të shtruar në spitale     437

Humbje jete në 24 orë   14

Testime ditore               4254

Testime totale            386,195

Raste pozitive             85,336

Raste të shëruara        51,444

Raste Aktive                32,432

Humbje jete                 1460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   18708

Fier                        2789

Durrës  1721

Elbasan                  1582

Shkodër               1544

Vlorë     1454

Lezhë    1162

Korçë    989

Berat     911

Gjirokastër 675

Kukës    484

Dibër     413

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:38
Humbje e madhe për Beratin/ COVID-i i merr jetën mjekut të njohur

1612716187_1612705962WhatsAppImage20210207at14.37.24.jpeg

BERAT- Një lajm i trishtë ka ardhur mbrëmjen e djeshme për banorët e qytetit të Beratit. Mjeku endokrinolog, Josif Dëna humbi jetën si pasojë e COVID-19. Josif Dëna apo siç njihej nga të gjithë beratasit si Doktor Sifi nuk e mposhti dot betejën disa javore me virusin COVID-19. Ai ishte i shtruar prej 2-javësh në Spitalin "Shefqet Ndroqi" dhe ditët e fundit ishte në intubim për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Ai lindi në 15 Shkurt 1949 dhe pas përfundimit të Fakultetit të Mjekësisë ka punuar si endokrinolog në Spitalin Rajonal të Beratit,deri në daljen në pension disa muaj më parë. 72-vjeçari Dena, një nga mjekët më të njohur të qytetit do të mbahet mend nga të gjithë qytetarët beratas si një njeri human,bujar e kurajoz. Ai shërbeu 45-vjet në Spitalin Rajonal Berat dhe nuk i kurseu asnjëherë energjitë dhe përkushtimin për tu shërbyer çdo të sëmuri.

Lajmi i trishtë i largimit të tij nga jeta tronditi jo vetëm familjarët, por edhe kolegët e miqtë,që nuk kanë kursyer mesazhet ngushëlluese në rrjetet sociale për familjen Dena. Mjeku që nuk e mposhti dot betejën me virusin vdekjeprurës u përcoll mesditën e sotme për në banesën e fundit në varrezat e Burdulliasit në qytetin e Beratit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zerion.net: 07/02/2021 23:38

    Po sigurisht...universitetet mbyllur nga ana tjeter lokalet plot dhe mitingjet elektorale pa mase.

    Përgjigju
  • Alb: 07/02/2021 22:36

    Me kete ritem i bie qe per muajin shkurt te vdesin nga covidi 350 veta dhe masa shtrenguese eshte gjoba 30 mij lek vk zoti i ruajt shqiptaret se qeveri ska pas e sdo ket ndonjeher ketu.

    Përgjigju
  • Covo: 07/02/2021 21:57

    Po behet nami dhe as do t'ia dije njeri. Asnje mase se kane hallin e fushates. Ju ardht Zoti hakut qe po na shfarosni.

    Përgjigju
    • Pjeter: 08/02/2021 08:43

      Ajo qe shfaros shqiptaret eshte injoranca e idiotesia.Njerzit grumbullohen si dhente,lokalet plot,pa maska,pa distance,nuk e vrasin mendjen fare qe rrezikojne jeten.Ne gjithe boten tashme e dine,qe po nuk u respektuan,distanca,maska te mbuloje goje e hunde,e ighene personale kostante,rriten te infektustit dhe te vdekurit,shqiptaret? Presin vetem nga shteti dhe ti ruaje zoti,paçka se zoti u ka dhene mend,qe duhen vene ne pune.

  • moderni: 07/02/2021 19:54

    Me kte norm rastesh pozitive qe kemi neve kemi per mos te dal nga shpia fare, lockdown total, nderkoh qe qeveria mer robt ne qaf se nuk do te veri masa shternguese se jemi para zgjedhjeve dhe na zemerohen bizneset e ca te papergjegjeshem qe nuk u plasi se po ikin njerzit kot.

    Përgjigju
    • Alban: 07/02/2021 23:27

      Nuk zemerohen bizneset por po u mbyllen duhet me i dhene leke njerezve se skan me ca me henger buk. Qeveria po falimenton ska lek

  • Klejda: 07/02/2021 19:51

    O zot sa akoma do les te vdesin, se keta politikanet tan per zgjedhjet do sheshin edhe femijet. Pse duhet ber takime elektorale, nuk shikoni qe ne Ballkan kemi numra me te larta infektimesh? Zoti KRYEMINISTER te lutem mer masat sepse ato 10-14 persona we vdesin cdo dite, kan familje mbrapa, sa njerzit akoma duhet te len ne fatin e covidit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?