Humbjet, CEZ gati padi
ndaj qeverisë shqiptare

Humbjet, CEZ gati padi <br />ndaj qeverisë shqiptare
TIRANE-Investitorët çekët të operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri kërcënojnë me padi në arbitrazhin ndërkombëtar qeverinë shqiptare për mosrespektim të termave të kontratës së lidhur më 2009, kur OSSH është privatizuar. Kjo padi ka lidhje edhe me një fond garancie në masën 60 mln euro.

Kompania CEZ Shpërndarje, degë e grupit CEZ, ka llogaritur se, si pasojë e mospranimit nga institucionet e shtetit shqiptar të kërkesës së saj për rritje të tarifës për klientët fundorë, ajo do të ketë më shumë se gjysëm miliardi dollarë humbje në tre vjet. Enti Rregullator i Energjisë Elektrike në fund të vitit të kaluar ka hedhur poshtë kërkesën e CEZ-it për të rishikuar tarifat, ndërkohë që ka pranuar kërkesën e KESH-it për të rritur tarifën e energjisë që Korporata i shet operatorit të shpërndarjes. Kjo, sipas financierëve të CEZ Group në Pragë të Republikës Çeke, do të sjellë humbje në masën e mësipërme, po të merren parasysh rritja e çmimeve të energjisë nga importi, humbjet masive në rrjet, si dhe mosnjohja e sasisë së borxhit të keq, që do të kalonte pikërisht në rritjen tarifore.

“CEZ Shpërndarje Sh.A e kundërshtoi vendimin për tarifat pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Shqipërisë. CEZ Shpërndarje mund të ketë pasoja negative prej 10.15 miliardë koronash (525 mln dollarë) gjatë periudhës 2012-2014, si rezultat i mosaplikimit të tarifave të reja”, thotë CEZ-i, sipas gazetës së Pragës “Lidove Novivy”, që e citon edhe agjencia REUTERS.

CEZ ankohet se vendimi i rregullatorit e detyron atë të shesë energjinë elektrike nën kosto, pasi CEZ-i do të paguajë një çmim më të lartë për prodhuesit e energjisë dhe kjo nuk është reflektuar në çmimin me të cilin ai do t’ua shesë konsumatorëve. Kompania i ka kërkuar Bankës Botërore tashmë që të ndërhyjë ose të lejohet të tërheqë shumën prej 60 milionë eurosh, lënë si garanci për privatizimin.
(gk/jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës