Humbjet në Shqipëri, bien
aksionet e CEZ në bursë

Humbjet në Shqipëri, bien <br />aksionet e CEZ në bursë
TIRANE - Grupi çek CEZ ka shënuar rënie të vlerës së aksioneve, pasi banka e madhe zvicerane UBS AG e shpalli si një ndër kompanitë që nuk mund të hyjnë në listën e preferuar për të investuar. Kjo, me fjalë të tjera, njihet edhe si dalje në “listën e zezë”. Sikurse është thënë edhe më parë, zhvlerësimi i kryer sot nga banka zvicerane është bërë, duke patur parasysh humbjet financiare të degës së CEZ Group në Shqipëri.

Aksionet e kompanisë në Bursën e Pragës ranë me 0.4 për qind, në kuotën e 714.9 koronave çeke brenda ditës, ndërkohë që, nga fillimi i këtij viti, rënia llogaritet në rreth 9.1 për qind.

Sipas agjencisë Bloomberg, analistët e bankës UBS Per Lekander në Parisi dhe Alberto Gandolfi në Londër u kanë nisur një letër klientëve të bankës, duke thënë se “e shtuam CEZ-in sot në listën e kompanive më pak të preferuara për shkak të paqartësive që shohim në realizimin e objektivave financiare të kompanisë në Shqipëri.

Si pasojë e riskut financiar, me të cilin përballet dega e saj në Shqipëri, kompania më e madhe e sektorit eletroenergjetike e Republikës Çeke, CEZ, është vendosur në listën e kompanive më pak të preferuara nga ana e bankës së madhe zvicerane UBS AG, njoftoi sot Bloomberg.

Humbjet e kësaj dege kanë ndikuar së tepërmi në rezultatet e përgjithshme të grupit CEZ, sikurse e vuri në dukje një gjë të tillë para pak ditësh edhe presidenti i saj. Kompania CEZ Shpërndarje, degë e grupit CEZ, ka llogaritur se, si pasojë e mospranimit nga institucionet e shtetit shqiptar të kërkesës së saj për rritje të tarifës për klientët fundorë, ajo do të ketë më shumë se gjysëm miliardi dollarë humbje në tre vjet.

Enti Rregullator i Energjisë Elektrike në fund të vitit të kaluar ka hedhur poshtë kërkesën e CEZ-it për të rishikuar tarifat, ndërkohë që ka pranuar kërkesën e KESH-it për të rritur tarifën e energjisë që Koorporata i shet operatorit të shpërndarjes. Kjo, sipas financierëve të CEZ Group në Pragë të Republikës Çeke, do të sjellë humbje në masën e mësipërme, po të merren parasysh rritja e çmimeve të energjisë nga importi, humbjet masive në rrjet, si dhe mosnjohja e sasisë së borxhit të keq, që do të kalonte pikërisht në rritjen tarifore.

(gk/im/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës