Një hungarez nuk ka pranuar fajin për kontrabandë të 51 emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe. Laszlo Horvath doli para një gjykate angleze, pasi u arrestua kur në kamionin e drejtuar prej tij u gjetën 21 emigrantë ilegalë të cilët tentuan të hynin në shtetit ishullor.

Ata ishin 49 shqiptarë dhe 2 sirianë. Duke folur para trupit gjykues, ai nuk pranoi akuzat e ngritura ndaj tij për emigracion të paligjshëm, duke thënë se nuk kishte dijeni që emigrantët ishin fshehur brenda kamionit të tij.

Ai u la në gjendje të lirë dhe gjyqi ndaj tij do të vazhdojë në nëntor, shkruan BBC.