Hungari, amendamente të reja
Kritikët: Minojnë demokracinë

HUNGARI - Parlamenti i Hungarisë ka miratuar një paketë ndryshimesh kushtetuese të propozuara nga partia në pushtet Fidesz, që sipas kritikëve minojnë demokracinë. Këto masa u miratuan me 265 vota pro, 11 kundër dhe 33 abstenime.

Amendamentet forcojnë ligjet mbi arsimin e lartë, të pa strehët, fushatat zgjedhore dhe të drejtat e familjes.

Ndërkohë BE-ja ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me amandamentet e cila sfidon disa vendime gjyqësore.

Strasburgu zyrtar përmes një deklarate të presidentit të Parlamentit Evropian, Martin Schulz është shprehur se është për të ardhur keq, që parlamenti hungarez ka miratuar një seri amendamentesh për Kushtetutën dhe kjo mund të dobësojë standardet demokratike në vend.

Para votimit kryeministri hungarez Viktor Orban akuzoi BE-në për ndërhyrje në punët e brendshme të Budapestit.

Socialistët e opozitës bojkotuan votimin duke u larguar nga parlamenti dhe varën flamuj të zi në dritaret e zyrave të tyre për të simbolizuar një ditë të zezë për demokracinë hungareze.

Partia në pushtet tha se ndryshimet janë të nevojshme për të ndryshuar kushtetutën e mëparshme, e cila u miratua në vitin 1989, kur Hungaria rrëzoi sundimin komunist.

(l.ad.ti/shqiptarja,com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit

Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit